Si të organizojmë një festë verore pa mbetje?

Argëtimi në natyrë mund t'i bëjë festat e verës të mezipritura. Por festat nuk janë “mikeshat” më të mira të gjurmëve tona të karbonit. Kur vjen fundi, vëmë re një sasi të madhe mbetjesh që duhen pastruar. Por mbetjet, dhe ndjesia e fajit që pasion, rezulton të jenë fakultative. Një festë pa mbetje ju bën të ndiheni më mirë, të kurseni më shumë dhe është më e lehtë sesa duket. Njihuni me 6 mënyrat për të organizuar një festë për tu mbajtur mend!

1. Zgjidh një mbulesë pëlhure në vend të plastikës

Mbulesat e tavolinës e bëjnë çdo vakt të duket më elegant. Shprehni veten përmes tekstileve, do të bini në dashuri me gamën e ngjyrave dhe modeleve dhe nuk do të ktheheni më në plastikë. Hidh një hap më shumë dhe blini veshje tavoline të bëra me pambuk nga tregtia e ndershme. Me të mbaruar festa, thjesht lani dhe ruani pëlhurën deri në aktivitetin tuaj të ardhshëm.

2. Thjesht thuaji jo pecetave prej letre

Sipas projektit Paperless në SHBA, "nëse çdo familje në Shtetet e Bashkuara do të përdorte vetëm një rrotull me më pak se 70 letra, kjo do të kursente 544,000 pemë çdo vit." Pecetat e letrës janë një privilegj i panevojshëm. Pëlhurat i shtojnë aktivitetit aspektin dekorativ dhe festiv.

3. Hiq qafe materialet e hedhshme

Përzgjidh pjata dhe servise të ripërdorshme. Sidomos për festat e vogla, sendet e ripërdorshme janë alternativa më miqësore me mjedisin, por pa dyshim më e papërshtatshmja nëse nuk dispononi mjaftueshëm servise në shtëpi. Në këtë rast, merrni në konsideratë blerjen e sendeve të përgatitura nga lëvoret e orizit, gjethe palme ose bambu. Janë elegante dhe të guximshme, dhe mund ti përdorni përsëri dhe përsëri.

4. Ushqim organik, kryesisht barishtore

Nëse mund të përballoni, zgjedhja e ushqimit organik me bazë vegjetariane është në përputhje me misionin për zero mbetje. Ushqimi vegjetarian zvogëlon gjurmët tona të karbonit. Blegtoria prodhon 20 deri 50 për qind të të gjitha shkarkimeve të prodhuara nga njeriu, sipas greeneatz.com. Pesticidet dhe paketimi vetëm shtojnë barrën tonë mjedisore të toksinave dhe mbetjeve.

5. Dekoro në mënyrë të ndërgjegjshme

Dekorimi më i mirë janë lulet autoktone dhe gjelbërimi në kopshtin tënd; qirinj ose ndriçim LED; dhe artikuj të punuar me dorë, të tilla si pankartat e ditëlindjes. Kësaj radhe, shpëtoni nga balonat me helium, lulet e blera nga dyqani dhe dekorimet e prodhuara në masë në favor të zgjedhjeve më jetëgjatë dhe më të qëndrueshme, të cilat i shtojnë një prekje krijuese së gjithës.

6. Cakto një kënd riciklimi/kompostimi

Për ta përmbyllur, krijo një kënd për grumbullimin e mbetjeve minimale që mund të krijohen me kosha të përcaktuar për riciklim.

Print