Themelohet klubi “Taraboshi, Shkodër”

Qytetarë shkodranë, kryesisht të rinj e të reja, dashamirës së ecjes në mal dhe të apasionuar pas natyrës u mbodhën në fermë ekosociale ne fshatin Oblikë në Shkodër, më datë 22 korrik 2017. Takimi kishte për qëllim themelimin e klubit shumësportesh Taraboshi Shkodër. E ftuar nderi në këtë aktivitet ishte Uta Ibrahimi, femra e parë shqiptare që sfidoi Everestin majën më të lartë të botës, Everestin. Ajo ndau mes miqsh, dashamirës të natyrës dhe sportit të alpinizmit, gjithë eksperiencën e saj, sfidat me të cilat u përball deri në realizimin e ëndrrës së saj, majës së Everestit.

Utën dhe themelimin e klubit e pershendetën dhe të ftuarit bjeshkëtarë nga shoqata Rumija nga Mali i zi, Dajti Alpino Turistik, Pashtriku Kosovë, AST nga Elbasani si dhe Luigj Malaj, veterani i alpinizmit shkodran.

Aurora Zylaj u zgjodh mes të kandiduarve presidentja e parë e klubit Taraboshi. Ajo ndër të tjera foli për qëllimin e veprimtarisë të klubit të dashamirësve të malit dhe natyrës, i cili konsiston në organizimin e aktiviteteve në natyrë, përfshirjen e të rinjve në këto aktivitete, indentifikimin e promovimin e atraksioneve natyrore të malit të Taraboshit e më gjerë të zonës së Shkodrës.

Në ditën e dytë, një grup antarësh të klubit Taraboshi dhe mysafirët VIP u organizua një udhëtim me kanoe përgjatë lumenjve Drin dhe Buna, me destinacion plazhin e Belaj, në Dajc duke përshkruar një distancë prej 20 km. Si asnjëherë më parë kjo verë ka shënuar një numër rekord udhëtimesh me kanoe, si një risi në turizmin shqiptar.

Print