U vuri zjarrin pyjeve, pranga 52-vjeçarit

Një 52 vjeçar ka rënë në pranga të policisë me akuzën “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor”. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Skënder Ahmeti, 52 vjeç, banues në fshatin Kryezi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 27.07.2017, në fshatin Kryezi, pranë banesës, i ka vendosur zjarrin disa shkurreve, ku si pasojë e flakëve janë djegur 2 hektarë bimësi. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga neni 206/b i Kodit Penal.

Print