• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Takim promovues për pyjet e ahut në Rajcë dhe Gash, në Ditën Botërore të Ruajtjes së Natyrës

Takim promovues për pyjet e ahut në Rajcë dhe Gash, në Ditën Botërore të Ruajtjes së Natyrës

Në Ditën Botërore të Ruajtjes së Natyrës u organizua takimi promovues për Pyjet e Lashta të Ahut në Rajcë dhe në Gash. Në këtë aktivitet u prezantuan pasuritë e panumërta të biodiversitetit të këtyre zonave si dhe puna e gjatë e shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe partnerëve të saj EuroNatur, Organizata e Brezit të Gjelbër, Ministria Mjedisit dhe Mnistria e Punëve të Jashtme, që këto dy zona me të futeshin në listën e trashegimisë botërore të UNESCO.

Takmi mblodhi ekspertë të mjedisit, përfaqësues të shoqërisë civile vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe përfaqësues nga institucionet shtetërore. Gjatë diskutimeve të pranishmit u ndalën mbi nevojat që kanë këto zona për tu mbrojtur dhe se si mund të minimizohen ndikimet negative të aktivitetit nerzor.

Print