Gjendet autori i zjarrit në Reç, procedohet penalisht 70-vjeçari

Është proceduar penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë një 70-vjeçar, i cili dyshohet se është autori që i vuri zjarrin ditën e djeshme disa shkurre në zonën e Reçit në Velipojë. Sipas policisë, i dyshuari është shtetasi me inicialet GJ. K., banues në Reç të Ri. “Më datë 01.08.2017, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë, është proceduar penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi GJ. K, 70 vjeç, banues në Reç i Ri Velipojë, Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:00, në fshatin Reç i Ri, Velipojë i ka vendosur zjarrin disa shkurreve ku është djegur nga zjarri një sipërfaqe me rreth 15 hektarë barë dhe shkurre”, thuhet në njoftimin e policisë. Mësohet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Print