Ministri i Brendshëm: Zjarrëvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare

Situata me zjarret në të gjithë vendin, gjatë ditëve të fundit është bërë shqetësuese, edhe për shkak të temperaturave të larta. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj thotë se siguria kombëtare rrezikohet nga zjarrvënia e qëllimshme. Teksa inkurajon strukturat që luftojnë me flakët për të shpëtuar pasuri dhe jetë njerezish, ministri Demiraj paralajmëron ashpër: “Zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombetarë dhe përgjegjësit do të kapen e dënohen ashpërsisht”.

POSTIMI I MINISTRIT DRITAN DEMIRAJ

"Të nderuar miq! I nxehti ka bërë që në vendin tonë për tashme dy muaj të ketë shumë zjarre. Drejtoria e përgjithshme e emergjencave civile, zjarrfikësit, policia e shtetit, forcat e armatosura, bashkitë, prefekturat po punojnë natë e ditë për të vendosur situatën nën kontroll. Inkurajoj të gjitha këto struktura që po luftojnë me zjarret në cdo cep të territorit për të shpetuar njerëzit dhe pasurinë kombëtare. Zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombetarë dhe përgjegjësit do të kapen e dënohen ashpërsisht."

Print