Zjarrëvenie të qëllimshme në vend, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar për zjarrëvenie të qëllimshme në dy qytete të ndryshme. Veiz Uku, një 46- vjeçar banues në fshatin e Shën Kollit, është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi është personi përgjegjës për djegien e një sipërfaqe pylli prej 2 dynymësh. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 46- vjeçari, mbi të cilin rëndon akuza e “Shkatërrimit me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor”, gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 20:00, ka vendosur një zjarr në masivin pyjor të në fshatin Shën Koll.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë edhe një 37 vjeçar, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarrëvenie të qëllimshme në Karaburun.

Albi Aliaj, i cili jeton në Dukat të Vlorës është arrestuar në flagrancë nga policia në kuadër të masave që janë marrë nisur nga fakti që sipërfaqe të mëdha toke po digjen ndikuar edhe nga njerëz të cilët shkaktojnë zjarr të qëllimshëm.

37 vjeçari i ka vënë qëllimisht zjarrin një sipërfaqeje toke prej 7 dynym.

Sipas policisë Albi ALiaj është çoban dhe ka qënë duke kullotur bagëtitë në këtë pjesë të territori të Ishullit të Sazanit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë:

Arrestohet 46- vjeçari për "Shkatërrim me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor.

Më datë 04.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Numër 1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit:

- Veiz Uku, 46 vjeç, banues në fshatin Shën Koll.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 03.08.2017, rreth orës 20:00 i ka vendosur zjarrin, masivit pyjor në fshatin Shën Koll, Njësia Administrative Baldushk, ku për pasojë janë djegur rreth 2 dylym sipërfaqe pyll.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale " Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor", parashikuar nga neni 206/a i Kodit Penal.

Vlorë:

Arrestohet një nga autorët e zjarrvënies së qëllimshme në Karaburun.

Në kuadër të masave që policia ka marrë nisur nga ngjarjet e ditëve të fundit ku sipërfaqe të mëdha toke dhe pyje janë përfshirë nga flakët, të ndikuar nga kushtet klimaterike por edhe nga shtetas të ndryshëm të cilët shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme, policia ka arritur të vërë para përgjegjësisë një nga autorët, shkakëtarë të zjarrvënies në Karaburun. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: - Ali Abilaj, 37 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë pasi më datë 03.08.2017, në Karaburun, ka vendosur zjarrëvenie në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe toke prej 7 dynym shkurre.

Nga hetimi paraprak i policisë rezulton se ky shtetas është çoban, dhe ka qënë duke kullotur bagëtitë në këtë pjesë të territori të Ishullit të Sazanit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Print