SHERM nxit rolin e shoqërisë civile në menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit

Shoqata “Ekspertët e Rinj Mjedisor” e cila shtrin aktivitetin e saj në Bulqizë, aktualisht po punon për zbatimin e projektit “Barazia në Vendimmarrje e Drejta e infromimit për Çështjet Mjedisore” Bashkia Bulqizë, nëpërmjet programit “PACT”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga ANTTARC. Qëllimi është nxitja e pjesëmarrjes dhe veprimin konkret të publikut në vendimmarrjen e institucioneve vendore për çështjet mjedisore.

Duke forcuar rolin e shoqërisë civile në menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit duke kërkuar transparencë, llogaridhënie, informim për vendimet e marra të cilat prekin interesat e tyre. Grupet e synuara të projektit janë: Administrata Publike, Bashkia Bulqizë, Njësitë Administrative, AdZM, IShMP, komuniteti, shoqëria civile në Bulqizë.

Trajnimet janë fokusuar në ndërgjegjësimin e aktorëve vendorë për zbatueshmërinë e legjislacionit kombëtar, konventat ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Njohja dhe zbatimi në praktikë i Konventës Aarhus dhe të legjislacionit shqipatar” E drejta per informim (ligjin Nr 199/2014) apo transparenca funksionojnë si një parim që ndihmon personat ku interesi i tyre preket nga vendimmarrja administrative, që jo vetëm të dinë se cfarë vendimesh merren në lidhje me interesat e tyre, por që edhe mund t’i ankimojnë këto vendime bazuar në ligje.

Qeverisja e hapur është reflektimi i komunikimit midis qytetarëve/publikut dhe qeverisë që ai ka krijuar për t’i shërbyer interesave të tij. Kjo ndihmon në parandalimin apo uljen e mundësive për abuzim/korrupsion të qeverisjes përgjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj. Trajnimet janë fokusuar në ngritjen e kapaciteteve lidhur me njohjen e legjislacionit në fushën e mjedisit dhe mënyrat për monitorimin e zbatueshmerisë së tij nëë, duke kërkuar transparencë, llogaridhënie, e barazi në vendimarrje dhe të krijohen seksisone informimi nga Bashkia, para se të merret vendimi, gjë kjo që ndihmon në shmangien e konflikteve dhe vonesave për një investim të caktuar.

Trajnimet për aktorët e pushtetit vendor, bizneset, komunitetin, IShMP, AdZM, janë fokusuar për mënyrat efektive të pjesëmarrjes së publikut në vendimarrje si:
• Promovimi në praktike i konventës së Aarhus-it dhe tri parimet bazë të saj; 
• Mundësimi i përshtatjes së vizionit, misionit, vlerave e direktivave të Konventës me cështjet vendore që shqëtësojn komunitetit; 
• Krijimi dhe promovimi i një kulture dialogu kostruktiv midis institucioneve publike, grupeve të interesit, shoqërisë civile dhe qytetarëve; 
• Informim të publikut, nxënësve, OJF-ve, zyrtarëve vendorë, grupeve të interesit për Konvetën e Aarhus-it dhe zbatimi i saj në Shqipëri; 
• Konsulencë për rritjen e pjesëmarrjes së pubikut në proceset vendimmarrëse për ҫështjet mjedisore dhe të qeverisjes së mirë; 
• Ndërmjetësim neutral midis pushtetit vendor dhe shoqërisë civile për cështjet e mjedisit; 
• E drejta e Informimit Mjedisor si e drejtë Kushteteuse.

Gjatë zbatimit te projektit dhe nga takimet e vazhdueshme me aktorët vendor është vënë re se është e theksuar mungesa për informim si nga bashkia ashtu dhe nga komuniteti, për arsyen se tek këta të fundit ekziston mungesa e mosnjohjes së legjislacionit dhe të drejtave të tyre të garantuara nga ligji.

Vlen për t'u theksuar se komunikimi, bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë, shoqërisë civile, komunitetit dhe institucioneve të tjera shtetërore është një problem që duhet të përmirësohet dhe duhet të vazhdohet me aktivitete dhe mbështetje konkrete në këtë fushë, derisa rezultatet të jenë të dukshme.

Print