Ja si u festua Dita pa Makina në Pogradec

Një bashkëpunim i Shoqatës Unë, Gruaja dhe Bashkisë Pogradec, Zyrës Arsimore Pogradec dhe angazhimit të shkollave të qytetit bëri të mundur një fushatë ndërgjegjësimi për të përdorur sa më pak mjetet motorrike që dëmtojnë mjedisin. Data 22 shtator nisi me një marshim masiv me biçikleta në shëtitoren e qytetit. Në këtë marshim u bashkuan edhe këmbësorë, të gjithë dashamirës të mjedisit dhe shëndetit të mirë. Karvani me biçikleta dhe ecja në këmbë synon të kthehet në një traditë për Pogradecin.

Çdo ditë qytetarët të përdorin mjetet alternative të transportit dhe reduktojnë sa më shumë përdorimin e mjeteve motorike. Marshimi u shoqërua edhe me mesazhe ndërgjegjësuese të shkruara nga nxënësit e shkollave të qytetit.

Print