Mençuria jonë për të lëvizur, do mund të zvogëlojë ndotjen

Për lëvizshmërinë e përbashkët, Milieukontakt Albania, Qendra EDEN, Eco Albania, dhe Lex Ferenda organizuan së bashku aktivitete ndërgjegjësuese, për një mjedis pa ndotje dhe lëvizje të zgjuar, në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë. Thuajsee  gjithë dita e 22 shtatorit ishte e zënë nga aktivitetet ndërgjegjësuese dhe informuese për mjedisin tonë të pëbashkët. Aktivitetet filluan me marshimin paqësor ndërgjegjësues, për të nxitur kështu të lëvizurit në këmbë. Me zhvillimet e saja të hërë pas hershme urbanisitke, Tirana ka nevojë për tortuare në zona të ndryshme të saja, si edhe përmirësim të mëtejshëm të sinjalistikës së qytetit.

Është qendra e Tiranës ajo që vezullon nga semaforët LED, por kur del nga kjo zonë has edhe semaforë të prishur. Përveç marshimit aktivistë dhe dashamirës të mjedisit, përfaqësuese të organizatave mjedisore mbanin pranë tyre pankarta të gjelbëra, shkruar në to mesazhe apo kërkesa të ndryshme për lëvizshmërinë qytetase.

Pjesë shumë interesante dhe e rëndësishme e kësaj dite, e cila festohet në mënyra të ndryshme në mbarë Evropën ishte edhe panairi i librit me botime të ndryshme mjedisore. Vetëm në një panir me botime të ndryshme, ne si qytetarë njohim nga afër universin e tejskajshëm që krijon libri. Milieukontakt Shqipëri, në panairin e organizuar nga Bashkia Tiranë, shpalosi gjithë botimet e saja mjedisore, botime të përgatitura përgjatë 17 viteve eksperiencë profesionale mjedisore.

Pasditet kalohen bukur në shoqërinë e filmave të bukur, ndaj gjithë pjesëmarrësit e pjesës së parë të ditës, por edhe të rinj të tjerë u bashkuan për të shijuar filmat mjedisorë për një zhvillim të qëndrueshëm, shfaqur pranë “Reja” Tiranë. Në mbrëmjen mjedisore ishin të ftuar gjithashtu përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia Tiranë.

Filmat që u shfaqën si pjesë e programit Edu dhe Netë e Kino në Re në mbrëmjen e 22 shtatorit ishin: “Bubble Trouble”, “Bike Memories” përgatitur nga studentët FAU dhe “Bike Living” përgatitur nga programi Tempus; “One for the river, the Vjosa Story” përgatitur nga Leeway Collective; “Mos ma prek Valbonën”, Qendra EDEN dhe dokumentari “Bukuritë Natyrore që po shkatërrohen nga HEC-et” përgatitur nga Milieukontakt, EcoAlbania dhe Lex Ferenda.

Pas prezentimit të filmave të pranishmit diskutuan për probleme të ndryshme në lidhje me lëvizshmërinë në qytet dhe infrastrukturën e nevojshme që ofron bashkia Tiranë. Për lëvizjen e denjë të këmbësorëve, biçikletave dhe makinave në metropolin e zhurmshëm dhe me shumë probleme, kërkohet zgjidhje jo vetëm në niveli kombëtar, por edhe atë vendor.

Aktivitetet e zhvilluara përgjatë gjithë ditë së 22 shtatorit janë në kuadër të programit ACHIEVE, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, mbeshtetur financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.

Print