Aktivitete të shumta sensibilizuese në Ditën Botërore të Turizmit

Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit janë zhvilluar shumë aktivitete në promovim të tij në mbarë vendin. Kryesisht kane qenë aktivitete sensibilizuese në ndërgjegjësimin e një turizmi bashkëkohor dhe mbajtja pastër e mjediseve të vizitueshme. Aktivitete u zhvilluan në disa parqe kombëtare, si ai i Divjakës, Dajtit, Qafshtamës, Ulzës etj. Motoja e aktiviteteve ishte “Turizmi i qëndrueshëm, një instrument për zhvillim”. Turizmi i qëndrueshëm duhet të konsiderohet si një mundësi për rritjen ekonomike të komunitetit dhe të vendit.

Shumë aktivitete u shoqëruan edhe me aksione konkrete duke pastruar apo mirëmbajtur mjediset në parqet përkatëse.

Në Ulëz, organizata “Miqësia Ulëz”, pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, organizoi një me temë “Drejt një procesi bashkëpunimi dhe promovimi për menaxhimin e përbashkët të Zonave të Mbrojtura” duke synuar promovimin e vlerave turistike, natyrore, historike dhe tradicionale të zones, shoqëruar edhe me një koncert artistik.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit SENiOR II Albania, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze, në bashkëpunim me Bashkinë Mat, CNVP Dibër dhe aktorë të tjerë vendor në Parkun Natyror Rajonal “Liqeni Ulëz”.

Print