BRIGAID [Horizon2020] – “URA me TRI Harqe” e Novacionit

BRIGAID akronim i “BRIdging the Gap for Innovations in Disaster Resilience” e shqipëruar “Kapërcimi i barrierave në fushën e novacionit në funksion të rekuperimit nga katastrofat”. Projekti ka fillimin e tij qysh prej muajit qershor të vitit 2016 dhe afati i përfundimit përkon me titullin e programit [Horizon2020], viti 2020. Shqipëria është partner i këtij projekti më përfaqësinë e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).

Ky vit për BRIGAID dhe për Shqipërinë ishtë viti i promovimit të projektit dhe zgjerimin e komunitetit të novatorëve; Data 01.10.2017 ishe afati i fundit i thirrjes së hapur për prezantimin e ideve novatore në liderin e projektit “TUDelft”, Shqipëria u prezantua me disa ide mjaft interesante në funksion të qëllimit të projektit por për zgjidhje të emergjencave kombëtare.

Në Shqipëri ekziston një diskurs i madh midis novacioneve të projektit dhe problematikave radikale që ka vendi ynë në lidhje me katastrofat natyrore. Vështirësia gjithëpërfshirëse në katastrofat gjatë përmbytjeve, thatësirës dhe zjarrit të këtij viti kapërcen kompetencat e disa institucioneve në vendin tonë, por paralelisht përfshinë grupe organizatash, aktorësh dhe individë të lidhur direkt ose indirekt me këto problematika.

Projekti BRIGAID mendon përtej kësaj, nuk përqëndrohet vetëm në zgjidhje të problematikës, ai e ka gjenezën në kërkim dhe potencialin profesional dhe atë shkencor; idejimin e produkteve, programeve për t’i ardhur në ndihmë institucioneve kompetente, njerëzimit dhe të interesuarve për përballjen e “tekave” të natyrës dhe për mirëorganizimin e planeve të veprimit, me synimin e vetëm arritjen e rezultate positive në nivel vendor dhe qëndror.

Pse projekti BRIGAID përkufizohet si një URË? Ura është simboli i qëndrueshmërisë dhe lehtësimit të levizjes së njerëzimit. Projekti është sinjifikuar i tillë pasi nuk shërben vetëm si lidhje midis novatorëve dhe njerëzimit; por në kuptimin filozofik të saj, kjo urë do të mundësojë kalimin e ekperiencës, përvojës dhe të jetë një pikë takimi midis 24 partnerëve të konsorciumit.

“Ura me Tri Harqe”

Gatishmëri Teknike, Gatishmëri Sociale dhe Përqasja me Tregun.

Këtu nuk flitet dhe nuk paralelizohet asgjë me romanin “Urën me tri Harqe” të shkrimtarit I. Kadare; është harmonizim i tri komponentëve të rëndësishëm për arritjen e rezultateve në një projekt novacioni. Gatishmëria teknike vlerësohet me nevojat e përdoruesve fundorë të novacioneve.

Gatishmëria sociale lidhet me politikat dhe vendimarrjet institucionale, përcaktimin e barrierave apo jo të implementimit të ketyre novacioneve në terren. Bashkërendimi i gatishmërisë sociale dhe asaj teknike mund të realizoj idejimin dhe ndikon në përshtatjen e këtyre novacioneve në funksion të nevojës për kapërcimin e katastrofave natyrore në nivel kombëtar. Sëfundmi projekti BRIGAID mbështet ideatorët në një orientim të mirë të biznesit dhe të arritjeve të rezultateve në treg, një Qasje të mirëmenduar me Tregun.

Ky është projekti BRIGAID!

Projekti i ndërlidhjes së novatorëve me nevojën për kapërcimin e katastrofave natyrore.

AKPT me potencialet e saj institucionale dhe në kuadër të kompetencave që i lindin nga marrëveshja kontraktuale me projektin, do të kontribuojë për arritjen e objektivave dhe konkretizimin e këtij projekti për Shqipërinë.

Print