• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Librazhd: “Së bashku për një mjedis të përmirësuar në Bashkimin Europian”

Librazhd: “Së bashku për një mjedis të përmirësuar në Bashkimin Europian”

Parku Kombëtar i Shebenikut, pjesëmarrja publike mjedisore, legjislacioni europian dhe monitorimi i çështjeve mjedisore. Në forum u diskutua për situatën sot në Parkun Shebenik-Jabllanicë, problematikat, vështirësitë, si dhe për krimet mjedisore që po ndodhin. Po kështu lektorë nga Maqedonia folën për praktikat që ndiqen në Maqedoni. Gjatë takimit, pati mjaft diskutime për situatën sot dhe se si mundet të bëhet dhe roli i shoqërisë civile në informimin dhe edukimin e komunitetit, dhe trysninë që duhet të ushtrohet ndaj drejtuesve për të mbrojtur mjedisin.

Në konferencë, morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, bashkitë Librazhd dhe Përrenjas, specialistë mjedisi, Administrata Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Qarku Elbasan, specialistë të mjedisit në të dyja bashikë respektive, përfaqësues nga Maqedonia, prezenca e Bashkimit Europian, organizata mjedisore joqeveritaare të Librazhdit, mësues, studentë, gjimnazistë dhe anëtarë të komunitetit, gazetarë etj. Organizmi i takimit u realizua nga Egnatia, në kuadër të programit ACHIEVE, i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Europian në vend.

Në takim nga referati që mbajti Gazetari Fatmir Popja thekosi se media bën shumë pak për mjedisin dhe se presioni i njerëzëve në pushtet është i madh, siç është rasti i drejtuesve të Egnatias, biznesmenët e lidhur me pushtetin, nga përfaqësues të policisë për të mos dokumentuar dhe filmuar protesën e banorëve të Polisit kundër HEC-ve, ku shumë prej protestuesve u rrahën brutualisht nga policia dhe një pjesë e tyre u dënuan me burgime dhe gjoba. Më tej, gazetari Fatmir Popja njëkohësisht dhe Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë së mesme tha se informimi konsiderohet si oksigjen i demokracisë. Por informimi i drejtë dhe korrekt arrihet vetëm në sajë të mediave të lira, liria e të cilave është një ndër shtyllat kryesore për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe me të drejtë media konsiderohet si “pushteti i katërt” i një shteti, pas pushtetit të legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit.

Por shpeshherë jemi dëshmitarë se mediat tona janë të kufizuara të pasqyrojnë gjendjen reale për gjithçka ndodh përfshi këtu edhe problemet mjedisore. Kjo ndodh për shkak të presioneve që vijnë nga ana e pushtetarëve të çdo ngjyrimi politik dhe tendencës që të kenë një kontroll absolut mbi to. Madje agresiviteti i tyre duhet të jetë i jashtëzakonshëm, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet mjedisore.

Specialistët e mjedisit, zonave të mbrojtura,, folën për rreziqet që iu kanosen turizmit, florës dhe faunës nga ndërtimi i HEC-eve dhe masat dhe kontrollet që duhet të ndërmerren ndaj koncesionarëve. Shqetësime e ngritura nga Egnatia, u janë vënë në dijeni edhe organizmave ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e florës dhe faunës, por dhe të pranishmëve. Në takim u tregua me detaje si është proceduar me marrjen e lejeve koncesionare në mënyra abuzive e dhe u shfaq një film mjedisor ku ishin trajtuar të gjitha historitë që nga fillimi i dhënies se lejeve koncesionare, protestat, ankesat e komunitetit dhe mendimet e specialistëve.

Shoqata Egnatia prej një viti vazhdon monitorimin e lumenjve të Librazhdit, kryesisht të atyre që burojnë nga malet e Shebenikut, Parkut Kombëtar që është një nga parqet më të bukura në vend dhe një nga parqet që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, ose siç quhet në Brezin e Gjelbër. Problem ka qënë Rrapuni, tharja e ujit në shtratin e lumit e tij dhe të lumenjve që furnizojnë atë ka krijuar një situatë aspak normale. Po kështu edhe lumenjtë e tjerë, Sheja Dragostunjë, Qarrshtë, Hotolisht etj.

Ka patur mungesë totale të furnizimit me ujë, kur edhe koha e sivjetme e thatësirës së tejzgjatur ka bërë që të kemi një asgjësim të florës dhe faunës ujore dhe ngordhje të kafshëve të egra në thellësi të zonës, siç janë Qafë Shuli 1;2;3;4; ku tubat metalike vazhdojnë të jenë prezentë dhe gjarpërojnë mespërmes. Ndërkohë që duhet të theksojmë dhe faktin se akoma vazhdojnë të bëhen kërkesa të reja për leje koncesionare, por që janë kundërshtuar nga Adminsitrata e Zonave të Mbrojtura dhe Bashkia Librazhd.

Nga Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Librazhd, Fatmir Brazhda u fol për rëndësinë e mbrojtes së Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe se disa nga HEC-et në Parkun e Shebenikut janë anuluar, -Qafë Shuli 1;2;3;4 dhe në Bushtricë- për shkak të futjes në UNESCO të një sipërfaqe prej dy mijë hektarë.

Nga Ediola Terziu, Egnatia u prezantua rastet e konflikteve në Librazhd dhe Përrenjas, rezultatet e monitorimeve dhe protestat e organizuara nga komuniteti, ku Egnatia ka qënë mbështetëse dhe prezente. U shpjeguan arsyet se përse u ngritën në protesë banorët, ku u fol edhe për mungesën e respektimit të kontratëve nga koncesionarët, për ujin ekologjik dhe moslënien të lirë të ujit për komunitetin në muajët e verës, dëme që këtë vit u vërejtën në bujqësi, blegtori, mullinjë e blonjës, florën dhe faunën e parkut, dërgimin e një çështje të re në gjyq për Rrapunin. U prezantuan dhe rastet dhe emrat e të burgosurëve nga komuniteti.

Ndërsa z. Elton Qendro, prezenca e OSCE, në fjalimin e tij trajtoi krimet mjedsiore dhe rastet e investigimeve në Shqipëri dhe kryesisht monitorimit të HEC-eve në Librazhd.

Ing. Bajram Kullolli bëri një përshkrim të të gjithë florës dhe faunës në zonën e Parkut Shebenik dhe rrezikun që i kanosen.

Nga të pranishmit u fol për rolin e shoqërisë civile dhe kontributin që ajo ka dhënë ndaj komunitetit sin ë ndërgjegjësim ashtu edhe në ushtrimin e presionit ndaj drejtuesve vendorë për ndalimin e dhënies së lejeve koncesionare.

Egnatia me mbështetjen e komunitetit, specialistëve largpamës dhe dashamirës për mjedisin do të luftojë fort që të mos jepen më leje koncesionare.

Print