Uji dhe turizmi prioritet e qeverisë që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme (30 tetor 2017) zhvilloi një takim ku prezantoi projekt buxhetin për vitin 2018. Në fjalën që mbajti Edi Rama tregoi pikat kryesorë të buxhetit ku prioritet për këtë vit ishin turizmi dhe uji. Sipas tij këto janë pikat ku do të fokusohet më shumë buxheti i këtij viti. Më tej u tha se buxheti do të ketë një rritje prej 26 miliardë lekësh, buxheti i vitit të ardhshëm do të përmbajë edhe paketën më të lartë të investimeve publike të njohur gjatë 25 viteve të fundit.

Në një fjalë të mbajtur ditën e hënë, Kryeministri Rama zbuloi se ku do të përqendrohen investimet sipas të gjithë sektorëve të ekonomisë, si dhe të gjithë ndryshimet që do të ndodhin sa i përket taksave dhe subvencioneve shtetërore. Pikat kryesore të buxhetit Rama për bujqësinë: “Do të rritet financimi për sektorin e industrisë prodhuese, agroindustrinë dhe për kompanitë eksportuese. Njëkohë- sisht, pas mbylljes së suksesshme të negociatave me Komisionin Evropian, do të rritet edhe financimi i skemave të financuara me fonde evropiane”.

Sipas kryeministrit do të ketë TVSH zero për 10 vjet nga nisja e punës për kompanitë që ndërtojnë hotele të reja me 4-5 yje. TVSH për turizmin mbetet në nivelin 6%. Rritet investimi në rrugët, të cilat nxisin zhvillimin turistik. Kjo duket një nismë e mirë e një zhvillim të qëndrueshëm, pasi afati në kohë që shtrihet investimi është relativisht i madh. Por problemi qëndron se mund të ketë dyndje të madhe të ndërtimeve duke parë që ka lehtësira fiskale. Po ashtu ndërtimet shumta do të sjellin dëmtim, të mjedisit, dhe do të ndotin vendet ku do të ketë zhvillim. Po ashtu mund të ketë ndotja të madhe të tokave të ujit në det dhe kjo mund të sjell shkatërrim të të gjithë mjedisit. Por nëse zhvillimi në turizëm edhe pse do jetë me taksë të ulët, nëse kontrollohet mund të sjell një zhvillim të qëndrueshëm.

Në fjalën e tij, KM lajmëroi fillimin e një operacioni kombëtar për dhënien fund të paligjshmërisë në fushën e ujit. Operacioni, i cili do të zhvillohet në mënyrë të ngjashme me atë të energjisë do të nisë nga veprimi pas një periudhe disa mujore, kohe e cila i jepet shkelësve që të rregullojnë shkeljet e tyre vullnetarisht.

Në këtë operacion do të punohet ngushtësisht me pushtetin lokal. Sot Shqipëria shpërdoron trefishin e ujit që konsumon. Me këtë operacion, do të garantohet furnizim i pandërprerë me ujë për të gjithë popullatën. Por problemi qëndron tek mënyra e rregullimit të sektorit të ujit. Nuk dihet ende se sa do të jetë buxheti që do duhet për të pasur qytetarët 24 orë ujë dhe se do të bëhet me taksat e bashkisë apo me financim të qeverisë. Një pikë tjetër e projekt buxhetit që u theksua nga Rama ishte dhe shëndetësia. Sipas tij nga viti i ardhshëm do të nisë të zbatohet programi për rehabilitimin e të gjithë spitaleve rajonale të vendit.

Por nga kryeministri nuk u fol për uljet e buxhetit për shëndetësinë duke rritur cilësinë e jetës me atë të politikave mbrojtëse të mjedisit. Ne mendojmë se nëse mjedisi, uji, toka, ajri dhe ushqimet janë më të pastra dhe cilësore do të ketë një rritje të nivelit të jetesës duke ulur sëmundje të ndryshme.

Print