• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Njihuni me fituesit e edicionit të pestë të Festival të Filmit Mjedisor në Shqipëri

Njihuni me fituesit e edicionit të pestë të Festival të Filmit Mjedisor në Shqipëri

Mbrëmjen e së shtunës më 28 tetor u mbajt ceremonia përmbyllëse të ndarjes së çmimeve për filmat më të mirë konkurrues në Festivalin e Filmit Mjedisor të Shqipërisë 2017. Edicioni i pestë i këtij festivali do të mbahet mend veçanërisht për mesazhe të forta të përcjella në një moment kur vendimmarrja për çështjet mjedisore është vendimtare për mirëqenien e njerëzve jo në të ardhmen, por tani; dhe pjesëmarrje në rritje të regjisorëve të rinj dhe publikut. Çmimin për filmin më të mirë eksperimental e fitoi produksioni shqiptar “Laguna e Patokut”. Fitues ishte z. Endrit Zemanaj.

Çmimin për filmin me metrazh të gjatë e fitoi filmi me titull “Deti i jetës”, me autore Julia Burnes. Çmimin për filmin me metazh të shkurtër e fiti filmi me titull “Liqeni i mollëve”.

Festivali i filmit mjedisor u organizua në disa qytete të vendit, duke patur si qëllim jo vetëm garën mes kineastëve të kësaj fushe por edhe sensibilizimin e shoqërisë. Pesë ditët e festivalit, veç shfaqjes së filmave në mjedise publike, u shoqëruan edhe me seancë debatesh lidhur me problematikën mjedisore në vend dhe rolin që duhet të luajnë mediat vizive dhe kineastët për denoncimin e pasojave të shkatërrimit të mjedisit, apo promovimit të përvojave pozitive në sjelljen ndaj mjedisit.

Print