• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Forumi i hapur me banorët e fshatit Reç për menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve natyrore

Forumi i hapur me banorët e fshatit Reç për menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve natyrore

Më datë 27 Tetor 2017, në fshatin Reç u organizua forumi i hapur me temë: “Qeverisja e mirë, zbatimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit”, ku morën pjesë 38 anëtarë të komunitetit. Fshati i Reçit është një nga fshatrat që bën pjesë në rajonin e parkut natyror bashkiak Shkreli. Përveç bukurive natyrore, gjithashtu dhe potenciali që ofron kjo zonë, është një burim mjaft i rëndësishëm për krijimin e mundësive shumë të mira për zhvillim në disa sfera të ndryshme. Kjo përbën një ndihmesë fillmisht për vetë banorët, por gjithashtu mbetet një vlerë për rajonin verior në aspektin ekonomik, turistik dhe social.

Banorët sigurisht që janë të vetëdijshëm për vlerat që ka kjo zonë, por mundësia për shfrytëzim maksimal dhe në mënyrën më të mirë është mjaft e kufizuar. Mundësia për të shprehur problemet dhe pakënaqësitë u mundësua ditën e premte me dt 27 tetor, nga Shoqata “Aleanca Alpeve Shqiptare”, në një forum të hapur. Tematika e trajtuar i nxiti banorët të jenë mjaft aktiv dhe të përfshirë në diskutim duke nxjerrë në pah shkaqet kryesore që pengojnë dhe kufizojnë zhvillimin e zonës. Disa nga problematikat që u diskutuan me nismën e vetë komunitetit ishin: për të shkuar në Reç duhen rreth 30 min nga qyteti i Shkodrës, por infrastruktura është në nivele mjaft të dobëta gjë që i step njerëzit të udhëtojnë drejt kësaj zone.

Banorët shprehen se zona është mjaft e frekuentuar, por për një kohë shumë të shkrurtër, pasi Reçi nuk ofron një mjedis qëndrimi një hotel për të mirëpritur vizitorët. Banorët detyrohen që mbetjet t’i djegin në një hapësirë të caktuar nga vetë ata pasi nuk ka një hapësirë publike të caktuar për t’i derdhur, mungesa e koshave ka qenë prezente që prej shumë kohësh. Kjo mënyrë që kishin zgjedhur për t’i dhënë drejtim problemit ka pasuar me një ndotje masive të ajrit dhe kjo kalon sërish në një problematike zinxhir e infrastrukturës dhe sherbimeve infrastrukturore. Kjo ishte një problematikë që u theksua vazhdimisht nga të pranishmit, pasi jo vetëm për të huajt, por dhe vetë për transportin e banorëve përbën një barrierë për të përmbushur obligimet e tyre (rasti konkret vajtja në shkollë e fëmijëve.)

Duke vazhduar më tej me elementët që e bëjnë Reçin kaq të veçantë është edhe pema e gështenjës, frutit tipik që zhvillon një sektor të turizmit në këtë zonë ekologjike. Por prerja e drurëve për të siguruar ngrohjen gjatë dimrit dëmton drejtpërdrejtë të gjithë sektorët e turizmit bujqësor. Këtu u hap edhe çështja e të qenurit park natyror bashkiak dhe se si ligji në këto zona mungon ose nuk zbatohet.

Disa banorë të cilët zotëronin hapësira të vogla tokash shprehen se tregonin kujdes për nevojat dhe kërkesat që kërkon mirëmbajtja e kësaj hapësire, gjest që ndihmon por nuk mbulon dëmtimin e shkaktuar të ketij sektori. Ajo që banorët sollën si alternativë zgjidhjeje ishte marrja e disa masave dhe përgjegjësia që duhet të mbajë një individ i caktuar për ruajtjen e këtyre hapësirave.

Bazuar në këtë kërkesë të parashikar nga ana e projektit tonë, është një nga elementët e projektit caktimi i një kordinatori /vëzhguesi vendor i cili, gjatë kohës së zbatimit të projektit do të shërbejë si lehtësues i aktiviteteve në zonën e Shkrelit (në rastin konkret) si dhe raportues dhe denoncues i rasteve korruptive që ndodhin në park prej moszbatimit të ligjit dhe anti-korrupsionit.

Duke qënë se përmbushet me sukses raportimi i problematikave nga komuniteti dhe ofrimi i zgjidhjeve nga ana jonë, tashmë edhe duke i vënë në jetë këto zgjidhje, atëherë projekti arrin me sukses rezultatin e paracaktuar: “Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit në zonën e tyre ndaj anti-korrupsionit dhe kontribuimin në operimin funskional të parkut.”

Takimi zgjati dy orë, u udhëhoq nga kryetari i Shoqatës Aleanca Alpeve Shqipëtare Ing: Petrit Imeraj, duke i bërë të ditur banorëve se diskutimi dhe identifikimi i problematikve dhe kerkesat e tyre do të vihen në dijeni tek organet përkatëse që kanë përgjegjësinë si dhe projekti i vetë shoqatës ka detyrim moral përkundrjet banorëve në respekt të pjesëmarrjes dhe shprehjes së fjalës së tyre në lidhje me çështjen.

Të nesërmen, më datë 28 tetor 2017, takimi vazhdoi në zyrat e shoqatës AASh në Shkodër, me të pranishëm të shoqërive civile që veprojnë në Shqipërinë e Veriut (“Përdoruesit e Gjeoparkut dhe Përmirësimit të Pyjeve Kelmend “, “VIS Albania” etj.) ku u diskutuan mbi ide projektesh të përbashkëta dhe harmonizim aktivitetesh që zhvillohen në zonën e Malësisë së Madhe që të arrihet një trajtim i plotë problematikash që zona ka dhe të qenurit sa më pranë komunitetit në kontekste sa më të larmishme.

U shqyrtua mundësia e zbatimit të një projekti të përbashkët midis VIS Albania dhe Përdoruesit e Gjeoparkut dhe Përmirësimit të Pyjeve Kelmend (shoqatë themeluese e rrjetit AASh), e cila përfshin në përgjithësi: krijimin e disa qendrave të informimit në rajonet ku mungon në veri dhe ndërlidhja e informacionit të specializuar dhe të plotë ndërmjet këtyre qendrave, nevoja për një gjithëpërfshirje të zonave të Malësisë së Madhe (me anë të shoqërive civile) për t’iu bashkuar forumit dhe për të plotësuar rrjetin e shoqërive civile në territorin e Malësisë së Madhe, ofrimi i mundësive të vetë-punësimit të emigrantëve në zonat rurale që janë të kthyer në vendlindje dhe nuk janë ingranuar akoma në komunitet etj.

Takimi shkon drejt mbylljes pas diskutimit të elementëve tradicionale të zonave të Malësisë së Madhe dhe format divergjente të shumta që mund të zbatohen në këtë zonë. Ky akivitet u organizua në kuadër të projektit “Parqet natyrore rajonale kërkojnë menaxhim të qëndrueshëm”, i cili zbatohet nga shoqata “Aleanca e Alpeve Shqiptare, si pjesë e programit PACT dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Print