Politikat mjedisore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

Në datë 14.11.2017, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi dhe miratoi në parim buxhetin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Në këtë mbledhje të Komisionit, i pranishëm ishte dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Klosi, i cili bëri edhe prezantimin e projektbuxhetit për ministrinë për vitin 2018. Në lidhje me politikat kryesore mjedisore të ministrisë, z. Klosi u shpreh: “Përsa i përket politikave në fushën e mjedisit, detyrat tona shkojnë për:

* përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mjedisit urban;
* monitorimin e cilësisë së ujërave;
* hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit në mbrojtjen e mjedisit dhe atyre në kuadër të përafrimit me kuadrin ligjor të BE;
* edukimin e brezave të rinj për ruajtjen e mjedisit dhe minimizimin e ndotjeve;
* ngritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor dhe rolin e tij në mbrojtjen e mjedisit;
* nxitjen e partneritetit publik privat;
* integrimin e ndryshimeve klimatike në sektorin e energjisë, ujërave, bujqësisë, zhvillimit urban dhe infrastrukturës;
* mbrojtjen dhe përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura;
* hartimin e inventarit kombëtar të pyjeve;
* regjistrimin e kadastrave;
* pyllëzimin e sipërfaqeve të degraduara;
* zbatimin e skemës së granteve konkurruese.

Print