• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Identifikimi i ndikimeve negative në zonat e mbrojtura dhe problematikat e menaxhimit të burimeve natyrore të tyre

Identifikimi i ndikimeve negative në zonat e mbrojtura dhe problematikat e menaxhimit të burimeve natyrore të tyre

Shoqata për zhvillim mjedisor e social “ILIRIA” si pjesë e rrjetit “Për Mbrotjen e Natyrës” në Shqipëri po vazhdon turin e bashkë bisedimeve me grupet e interest në territoret që përfshijnë dy zona të mbrojtura: “Parku Kombëtar Dajt” dhe Peisazhi I Mbrojtur “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”.Deri tani janë realizuar tre takime në Zall-Bastar, Linzë dhe Shëngjergj me ndërmjetësinë e administratës së njësisë Vendore, në bashkëpunim me AdZM-Tiranë shoqatat lokale të përdorimit të pyjeve si dhe banorë e përfaqësues biznesesh.

Gjatë takimeve është realizuar dhe anketimi individual nëpërmjet pytësorëve për evidentimin e problematikave me ndikime negative në mjedis.

Të pranishmit, përfaqësues të Njësisë Vendore, shoqatës së pyjeve dhe të banorëve, shprehën shqetësim ndër të tjera dhe për mungesën e shërbimeve mjedisore për të eleminuar fenomenin e erozionit tejet i shprehur në këto zona. Menaxhimi i aktivitetit të furnizimit me dru zjarri has jo vetëm problematika të zbatimit të ligjit por edhe problematika të mospërshtatshmërisë së statusit të zonës me nevojat e banorëve.

Në këtë kuadër duhet të bëhen përpjekje që statusi i zonës së mbrojtur të mos bëhet pengesë për thithjen e investimeve për shërbime ndaj mjedisit të eroduar si pyllëzime apo prita malore, apo dhe furnizimi i popullatës vendase me dru zjarri të bëhet i kontrolluar dhe duke marrë parasysh edhe gjëndjen ekonomike të tyre.

Të pranishmit shprehën shqetësimin për aktivitetin e pa kontrolluar të guroreve duke shkarkuar pluhur dhe për pasojë ndotjen e ajrit duke shkaktuar ulje të prodhimtarisë së tokës përreth por edhe dëmtim të rrugëve të frymëmarrjes për banorët me vendbanim afër tyre.

Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në njësi të tjera të këtyre dy ZM, aktivitete që realizohen nëpërmjet projektit “Promovimi dhe advokimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në Zonat e Mbrojtura” mundësuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit SENiOR II i financuar nga Qeveria Suedeze.

Print