• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Klosi: 6 muaj aksion, nga përdorimi i qeseve deri te pikat e skrapit e guroret

“Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Klosi: 6 muaj aksion, nga përdorimi i qeseve deri te pikat e skrapit e guroret

Më 24 nëntor do të startojë aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, i cili do të vazhdojë për 6 muaj. Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, gjatë prezantimit të platformës deklaroi se nëpërmjet aksionit do pastrohet Shqipëria nga të gjithë ndotësit, duke përfshirë, guroret, pikat e grumbullimit të skrapit, mbetjeve, përdorimit të qeseve etj. “Në datën 24 nëntor nis aksioni që do të vazhdojë për 6 muaj, për të pastruar Shqipërinë, për të ndryshuar mentalitetin. Do të pastrojmë vendit nga të gjithë ndotësit. Kemi një strategji në disa drejtime.

Së pari, përdorimi i qeseve plastike, do reduktojmë në maksimum përdorimin e qeseve, kemi bashkëpunim me shumë markete e furra buke.

Së dyti, pikat e skrapit. Brenda 1 janarit të vitit 2018 ministria do të përcaktojë si do të funksionojnë pikat e skrapit, kushtet që duhet të plotësojnë dhe ku duhet të vendosen. Vetëm në Tiranë gjenden 180 pika të skrapit që ndotin kryeqytetin me ato që mbledhin. Në pesë vitet e fundit nuk kanë munguar strategjitë dhe vendimet, por nuk janë vendosur në zbatim”.

Aksioni do të shtrihet te guroret

“1 mijë licenca gurore janë dhënë në Shqipëri. Brenda 31 marsit të gjitha guroret e Shqipërisë do të kalojnë në sitë, ku do vendosen kushtet, ku duhet të operojë në një zonë të banuar.

Mbetjet janë gangrena e Shqipërisë. Kemi 92 vende grumbullimi mbetjesh në Shqipëri, vetëm tre prej tyre funksionojnë siç duhet.

Së fundi ndotja akustike. Bashkitë kanë për detyre të përcaktojnë zonat ku do të lejohen zhurmat, më pas ministria do të vlerësoje nëse duhet të dhënë leje mjedisore apo jo. Nga 1 qershor nuk do të japë leje medisore për aktivitete që nuk janë në planet e bashkisë. Në synojmë që të krijojmë një sistem që do këtë parim: zbatim të ligjit, forcimin e masave për ndotësit, procedura të unifikuara në të gjithë vendin. Ky sistem ka nevojë për një bashkëveprim, kohezion dhe për shumë njerëz të thjesht që ti bashkohen këtij aksioni”.

Aksioni do të zgjasë deri më 24 maj 2018.

Print