PPNEA dhe AdZM Korçë, sesione ndërgjegjësimi për zonat e mbrojtur në shkolla

Rrëzë fillimit të vargmalit të Gramozit, në fshatin Miras të Devollit, Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) në bashkëpunim me AdZM Korçë organizoi një sesion ndërgjegjësimi në shkollën e mesme “Nesim Kaçani”. Ky aktivitet kishte si qëllim prezantimin e zonave të mbrojtura dhe vlerat e larta natyrore që ndodhen në afërsi të këtij fshati si dhe njohja me gjitarët kryesorë të vendit dhe kërcënimet që i kanosen faunës dhe florës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Krijimi i një rrjeti rojtarësh për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës dhe rritja e ndërgjegjësimit në zonat më rëndësi të lartë për biodiversitetin”, mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Print