• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • “Zemra Blu e Europës në rrezik nga një ‘atak’ në zemër, do ndërtohen 2.800 hidrocentrale”

“Zemra Blu e Europës në rrezik nga një ‘atak’ në zemër, do ndërtohen 2.800 hidrocentrale”

Nëse dikush mendon për Ballkanin, i vijnë në mendje pushimet në detin e Mesdheut dhe luftërat e të shkuarës, por asnjëherë lumenjtë mahnitës. Në fakt, Zemra Blu e Europës shtrihet pikërisht në gadishullin e Ballkanit; aty ku dikush akoma mund të gjejë lumenjtë më të bukur të kontinentit. Dhe shumë pak njerëz dinë diçka rreth saj.

Burime të pastra kristal, ujëvara spektakolare, kanione të thella të lumenjve, pyje të bukura dhe lumenj të mëdhenj të fuqishëm me brigje të mëdha zhavorri karakterizojnë këtë rrjet mahnitës lumenjsh. Për më tepër, këto lumenj janë një nga vendet më të rëndësishme për biodiversitetin e ujërave të freskët europianë.

Lumenjtë e Ballkanit mbajnë 69 lloje peshqish që jetojnë vetëm aty dhe në asnjë vend tjetër të botës dhe mbi 40% e midhjeve në rrezik dhe kërmijve të Europës mund të gjenden në sistemin e këtyre ujërave të freskët.

Megjithatë ky thesar po kërcënohet: Zemra Blu është në rrezik të një ataku në zemër! Rreth 2,800 hidrocentrale janë planifikuar të ndërtohen në vitet e ardhshme, projekte të cilat do ndikojnë tek të gjithë lumenjtë. Madje as lumenjtë më të bukur dhe parqet kombëtare nuk do të kursehen, zakonisht me ndihmën e bizneseve dhe kredive perëndimore.

Nëse këto plane të pakoordinuara bëhen realitet, kjo do të thotë fundin e Zemrës Blu të Europës dhe fundin e qindra specieve në rrezik.

Megjithatë, të paktën për tani, lumenjtë po rrjedhin të lirë. Në bashkëpunim me partnerët vendas, OJQ-të “EuroNatur” dhe “RiverWatch” kanë nisur fushatën “Shpëtoni Zemrën Blu të Europës” me qëllim që të shpëtojnë këtë trashëgimi europiane nga shkatërrimi. Do jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë por ja vlen çdo përpjekje për ta shpëtuar.

Print