• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • ‘Të burgosur’ në kafaze për argëtimin e turistëve, kopshti zoologjik skocez strehon arinjtë shqiptarë

‘Të burgosur’ në kafaze për argëtimin e turistëve, kopshti zoologjik skocez strehon arinjtë shqiptarë

Dy arinjtë të kequshqyerja në Shqipëri, që jetonin me mbeturina ushqimesh kanë gjetur një shtëpi të re në një kopsht zoologjik në Skoci, shkruan e përditshmja britanike “The Times”. Dy vëllezërit, të quajtur Henk dhe Eso, u shpëtuan nga një kafaz i vogël ku mbaheshin për të tërhequr turistët jashtë një restoranti në Shqipëri.

Ata peshonin rreth 70 kg, gjysma e peshës që duhet të kishin, dhe mbijetuan falë mbeturinave që u jepnin vizitorët dhe duke pirë ujë nga pellgjet brenda kafazit të tyre.

Sipas Qendrës Ndërkombëtare të Shpëtimit të Kafshëve, arinjtë Henk dhe Eso janë vëllezër dhe janë rreth 3 vjeç. Ka shumë mundësi që ata të jenë viktima të gjuetisë së paligjshme, diçka që ndodh akoma rregullisht në Europën Lindore ku arinjtë e murrmë jetojnë në botën e egër. Organizata e shpëtimit pasi i shpëton këta arinj ju gjen atyre një strehë të re.

Sakaq dy arinjtë e shpëtuar Henk dhe Eso do të arrijnë në kopshtin zoologjik në Skoci në pranverë, shkruan “The Times”.

Print