2000 fidanë të rinj i shtohen gjelbërimit të Gramshit

Në vazhdim të nismës së gjelbërimit të Shqipërisë duke mbjellur pemë në ato zona ku janë dëmtuar apo në mjedise të zhveshura, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ka vijuar aksionin në qytetin e Gramshit.

Mbështetur nga punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Elbasan dhe komuniteti vendas, sot arritën të mbjellin 2000 fidan të rinj që do t’i sjellin një tjetër pamje mjedisit përreth. Zona që mbulon Bashkia e Gramshit është një zonë me shumë resurse turistike dhe mjedisore.

Vizitorë vendas e të huaj e frekuentojnë këtë krahinë në gjithë periudhën vjetore duke shfrytëzuar mjediset çlodhëse si dhe burimet e shumta ujore për efekte kurative si dhe për sportet ujore të raftingut në kanionet e Holtës.

Në këtë zonë bën pjesë dhe Ujvara e Sotirës ku së fundmi ky fshat është radhitur në 100 fshatrat me prioritet turistik.

Print