• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Zhvillohet takimi i parë për Përgatitjen e Strategjisë Për Planin Operacional të GEF/SGP në Shqipëri

Zhvillohet takimi i parë për Përgatitjen e Strategjisë Për Planin Operacional të GEF/SGP në Shqipëri

Është zhvilluar sot takimi i parë për Përgatitjen e Strategjisë Për Planin Operacional të GEF/SGP në Shqipëri, si një dëgjesë e përbashkët mes aktorëve të përfshirë në proces, ekspertëve, palëve të interesuara dhe përfaqësuesëve nga Ministria e Mjedisit, në prezencën e kordinatorit të GEF në vendin tonë, z. Arian Gaçe. REC Shqipëri përfshihet në këtë proces si lehtësues. Fokusi i takimit të sotshëm ishte përcaktimi i zonave ku duhet të kanalizohet GEF. Tematikat e përzgjedhura në këtë strategji janë:

Biodiversiteti, Ndryshimet klimatike, Ujërat Ndërkombëtarë, Degradimi i Tokës dhe Ndotësit Organikë të Qëndrueshëm. Gjatë takimit pati sugjerime për përfshirjen më të madhe të programeve dhe projekteve që angazhojnë komunitetin lokal, rolin e rëndësishëm të edukimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit në Zonat e Mbrojtura dhe aspektet gjinore të lidhura me to.

Në diskutim u përmend edhe rëndësia e sistemit ligatinor, si element tepër i rëndësishem, meqenëse 70% e biodiversitetit gjendet aty.

Print