Përdorimi i teknologjisë në mbrojtje të mjedisit dhe forcimit ligjor

Forcimi i ligjit është një ndër tematikat kryesore në dialektikën publike. Shpesh, mungesa e zbatimit të ligjit vjen e shoqëruar me mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe burimeve financiare. Sot, avancimi teknologjik në aplikimin e pajisjeve të komanduara sic jan UAV ose si njihen ndryshe dron-et, kanë bërë një evolucion në shumë fusha, si komunikim, turizëm, media, bujqësi dhe me potencial të madh në mjedis.

A mundet një dron të mbrojë mjedisin? Prerjet e paligjshme të pyjeve? Ndotjen e lumenjve apo shkarkimet industriale të paligjshme? ! Ka shumë gjasa që po, sidomos në parandalimin e ndotjes, dëmtimit, shkatërrimit të mjedisit. Përdorimi i informacionit gjeografik në distancë për parandalimin dhe detektimin e krimeve mjedisore është një fushë e paeksploruar në Shqipëri.

Mungesa e burimeve financiare për inspektimin dhe verifikimin e shkeljeve administrative në terren është një ndër boshllëqet kryesore të ndeshura qoftë nga Ministria e Mjedisit, Inspektoriati Shtetëor i Mjedisit dhe Pyjeve apo forcave ligjzbatuese.

Megjithatë, përdorimi i dron-it në identifikimin e shkelësit dhe dëmit mjedisor do të ndihmonte dhe në dënimin e tyre që shpesh kjo ështe një fushë e etiketuar “pa autorë”, si pasojë e mos kapjes në flagrancë ose në vendgjarje. Gërshetimi i të dhënave dhe filmimeve me hartat satelitore nga satelitët Evropiane si COPERNICUS apo Earth Observatory mund te tregojë situatën para dhe me pas dhe një monitorim më rigoroz të mjedisit.

Përdorimi i teknologjisë nëse do të përdoret për funksione të së mirës publike mund të sjellë shumë ndryshim. Prsh. Përdorimi i droneve nga televizionet kombëtare për monitorim të mitingjeve / demostratave / koncerteve partiake ose jo partiake për 1 orë do të mjaftonte për inspektimin e gjithë parkut të Dajtit, apo Lurës rreth prerjeve të paligjshme.

Kosto e një droni nuk shkon më shumë se 5,000 USD e përshtatur për këtë funksion. Ndërsa kosto e kontraktimit për filmime nga një dron kushton shumë herë më shumë. Në kuadër të reformës së shumë përfolur për inspektoriatet në vend, përfshirë atë mjedisor qeveria mund ta marrë në konsideratë se puna e një droni jo vetëm mund të zëvendësojë disa inspektora, por mund ta kryejë punën realisht në mbrojtje të mjedisit.

Fatkeqësisht, dron-i s’vendos dot gjoba, por kjo është zgjidhshme!!!

Print