Studentët në ndihmë të fermerëve për të përfituar fonde

Studentët e Universitetit të Bujqësisë, do të angazhohen  për të ndihmuar fermerët në shpjegimin e skemave  të reja të mbështetjes financiare, në plotësimin e aplikimeve si dhe në shkrimin e projekteve.Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me studentët e këtij universiteti nga ku shpjegoi edhe këtë nismë të veçantë. Arsyeja, sipas tij, është mungesa e informacionit e fermerëve mbi mënyrat se si të mund të përfitojnë nga subvencionet dhe grantet shtetërore.

Fermerët, tha Rama, duhen informuar se cilat produkte do të mund të gjejnë tregje.

“Sa më shumë dije, aq më shumë do të mund të fitosh nga toka e puna në fshat”, u shpreh Rama, duke shtuar se “dijet tuaja janë kapital”.

“Po të shikoni se si shpenzohen fondet e BE-së për bujqësinë, vijoi kreu i ekzekutivit,  do të shikojmë se kapacitetin absorbues më të madh e kanë vendet më të përparuara dhe jo vendet që kanë më tepër nevojë për këto fonde. Sepse, shtoi ai, dinë më shumë dhe ndaj edhe marrin më tepër fonde.“Pikërisht për këtë ne duam të rrisim kapacitetin e dijes për t’ua bërë të qartë fermerëve se ka fonde, por së pari ata duhet të informohen”, vuri në dukje kryeministri.

Rama më tej informoi se do të shkrihen të gjitha drejtoritë bujqësore dhe do të ngrihen qendra informimi për fermerët dhe mënyra se si është organizuar struktura jonë e informimit nuk funksionon. Ndaj, tha Rama do të shkrihen drejtoritë e bujqësisë dhe të zëvendësohen me qendra informimi.“Ky është momenti i parë i lidhjes tuaj me Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) iu drejtuar Rama- studentëve.

Print