• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Nevoja për kursim lë në të ftohtë familjet dhe Institucionet Publike në Shqipëri

Nevoja për kursim lë në të ftohtë familjet dhe Institucionet Publike në Shqipëri

Familjet shqiptare, por edhe institucionet publike si shkollat dhe zyrat shtetërore, janë viktima të një ambienti jetese, studimi dhe pune që ka mangësi të shumta në fushën energjetike dhe pengon aktivitetet jetësore - zbulon një raporti i ri nga Qendra EDEN. Një raport, i cili pritet të botohet së shpejti nga Qendra mjedisore EDEN zbuloi se vështirësitë financiare të lidhura me energjinë elektrike detyrojnë familjet dhe institucionet publike në Shqipëri të konsumojnë më pak energji nga sa është e nevojshme, ndërsa mungesa e izolimit të ndërtesave duket se e shton barrën e temperaturave të papërshtatshme në ambientet e shtëpive dhe institucioneve.

Vlerësimi i varfërisë energjetike u krye nga EDEN gjatë periudhës korrik-shtator 2017 në 5 qytete: Shkodër, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Berat.

Ai u shtri në 1954 subjekte që variojnë nga familjet vulnerabël, te familjet e zgjedhura në mënyrë rastësore, institucionet e edukimit publik, administrata publike, institucionet shëndetësore publike dhe hotelet.

Anketuesit i mblodhën të dhënat përmes intervistave të drejtpërdrejta në kuadër të një pyetësori që përmbante pyetje me karakter socio-ekonomik dhe energjetik.

Zbulimet kryesore të raportit qenë veçanërisht shqetësuese lidhur me familjet në qytetet kryesore, por edhe me institucionet publike, të cilat paraqitën probleme me pagesën e energjisë, masa të ashpra kursimi, prani të mykut dhe lagështisë, si dhe mungesë izolimi në ndërtesat e vjetra, por për befasi dhe në investimet e fundit publike.

“Pavarësisht moshës që kanë banesat e marra në shqyrtim, ato nuk përputhen me parimet e termoizolimit,” sugjeron studimi, bazuar në parimin që kushtet e brendshme të një ndërtese duhet të jenë optimale dhe të sigurojnë ambient të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve jetësore.

Për më shumë lexoni raportin e plotë në… https://www.reporter.al/raporti-nevoja-per-kursim-le-ne-te-ftohte-familjet-dhe-institucionet-publike-ne-shqiperi/

Print