• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Starton projekti për Ekonominë e Gjelbër përmes aktivizimit të Shoqërisë Civile! Albana Bregaj Joxhe-Qendra EDEN

Starton projekti për Ekonominë e Gjelbër përmes aktivizimit të Shoqërisë Civile! Albana Bregaj Joxhe-Qendra EDEN

Më 1 mars 2018, Qendra EDEN filloi me zbatimin e një projekti të ri "Gear - Green Economy for Advanced Region" (Ekonomia e Gjelbër për Rajonet në Zhvillim) me qëllim rritjen e aktiviteteve dhe ndikimit të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, në mbrojtje të mjedisit përmes rrjeteve, duke forcuar kapacitetet e tyre dhe duke promovuar ekonominë e gjelbër.

Një projekt ky (3) tre-vjeçar do të zbatohet në vendet e sipërpërmendura dhe aktivitetet kryesore përfshijnë trajnimet për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për ekonominë e gjelbër, advokimin publik dhe lobimin, pjesëmarrjen në vendimmarrje, monitorimin e politikave publike, menaxhimin e ciklit të projektit, etj.. familjarizimi me modelet e praktikave të mira në ekonominë e gjelbër dhe sipërmarrjen e gjelbër përmes vizitave studimore në BE dhe prezantimet e organizuara në vendet e synuara, subgrantime për organizatat e shoqërisë civile, konferencat rajonale për ekonominë e gjelbër dhe sipërmarrjen e gjelbër, zhvillimin e një Studimi mbi mundësitë për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në rajonin e synuar, etj.

Projekti realizohet në partneritet me organizatën FORS Mal i Zi i cili është dhe lideri i projektit, Qendra EDEN nga Shqipëria, SMART Kolektiv nga Serbia, Qendra për përkrahje dhe zhvillim nga BiH, EKO Svest nga Maqedonia dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Mbështetjes së Shoqërisë Civile dhe Medias 2016-2017!

Print