Avantazhet e përdorimit të impianteve fotovoltaike

Energjia elektrike është një nevojë themelore për njeriun. Aktualisht prodhimi i energjisë elektrike është bazuar tek lëndët djegëse fosile si nafta, qymyri, gazi dhe uji. Këto lëndë fosile janë të shtershme dhe djegia e tyre sjell efekte të dëmshme për mjedisin. Për shkak të këtyre kufizimeve dhe me rritjen e vazhdueshme të kërkesës për energji elektrike alternativa e vetme ngelet prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë.

Burime të rinovueshme të energjisë janë te shumta si shfrytëzimi i energjisë nga dielli i cili në një orë rrezaton energji të mjaftueshme, për të mbuluar konsumin e energjisë të përdorur nga njerëzit në një vit. Tashme me teknologjitë qe disponojmë dhe kostot e energjisë së gjelbër nga panele fotovoltaike (Fv) është zgjedhje e zgjuar dhe duhur për prodhimin e energjisë elektrike falas nga natyra.

Ndaj EuroElektra tashmë me një eksperiencë disa vjeçare përmes instalimit të impianteve fotovoltaike të realizuar me teknologji evropiane ju garanton të shndërroni potencialin energjetike diellor në energji të rinovueshme, ekologjike dhe ekonomike me zero impakt mjedisor. Shqipëria njihet si një zonë tepër e përshtatshme gjeografike për sa i përket rrezatimit diellor.

Ne ketë drejtim EuroElektra ka përzgjedhur markat më të mira ndërkombëtarë për të garantuar investimet tuaja jo më pak se 7 vjet në tërësinë e tij dhe panelet diellore jo me pak se 30 vjet në 80% te rendimentit total.

Përfitimi Ekonomiko-Sociale:

  • Impianti fotovoltaike siguron energji të gjelbër.
  • Energjia diellore është e bollshme dhe pa pagesë.
  • Implementimi i impianteve fotovoltaike është i përshtatshëm për tu integruar me rrjetin e shpërndarjes.
  • Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja konsiderohen të papërfillshme.
  • Sistemi PV qëndron në gjendje pune në periudha të gjata dhe pa mirëmbajtje teknike.
  • Energjia e Fotovoltaike është fleksible, intervali i energjisë së prodhuar prej tyre varion nga disa mikrowat në megawatt.
  • Impianti nuk prodhon zhurma, për këtë arsyeje është zgjidhja ideale për zonat urbane dhe për banesat.
  • Strukturat mbajtëse dhe të montimit kane impakt mjedisor “zero” dhe nuk tjetërsojnë gjendjen fizike të terrenit.
  • Janë statike, nuk kanë pajisje që lëvizin, për rrjedhojë ato kanë shumë pak s’kyçje të paplanifikuara apo nevojë për supervizim.
  • Rritin sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe diversifikimin e burimeve të energjisë.
  • Mbështesin liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
  • Ndërgjegjësojnë dhe inkurajojnë njerëzimin për përdorimin efikase te energjisë.

Print