Qeveria rrit ndjeshëm kuotat e Parqeve Diellore

Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, 2018-2020. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr. 7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

  1. Miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, 2018–2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Vendimi nr. 27, datë 20.1.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Energjisë së Rinovueshme, 2015–2020”, shfuqizohet.
  3. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kapaciteti i pranuar është rritur nga 50 MW në 120 MW. Vendimin e plotë mund ta lexoni në http://qbz.gov.al/Botime/Akteindividuale/Janar%202018/Fletore%2045/VKM%20nr.%20179,%20date%2028.3.2018.pdf

 

Print