• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • 16 lejet e reja minerare, mbizotëron kromi. Lista e plotë me objektet në konkurrim

16 lejet e reja minerare, mbizotëron kromi. Lista e plotë me objektet në konkurrim

Në datat 2, 3 dhe 4 Maj, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të vlerësojë ofertat për dhënien e lejeve për 16 zona minerare konkurruese. Teksa njoftimi u bë i njohur gjatë javës së kaluar, së fundmi, MIE ka publikuar në faqen e saj edhe objektet dhe specifikat për secilën zonë minerare.

Lista është e përqendruar tek minierat e kromit, veçanërisht në qarkun e Kukësit dhe të Dibrës, por përfshin edhe minerale të tjera si: bakër, traktolite, gur gëlqeror, ranor pllakor, gëlqeror i mermerizuar dhe ranor silicor.

Rezervat më të mëdha për objektet minerare në konkurrim sa i takon metaleve të çmuara janë objekti Gurth 4 dhe Gurth 2 në Mirditë, me përkatësisht 350 mijë dhe 220 mijë ton/m3 bakër.

Sa i takon rezervave të kromit, objekti më i pasur llogaritet të jetë ai në Lugun e Gjatë në qarkun e Dibrës, me rreth 8 mijë ton/m3.

Vlerësimi i ofertave do të bëhet në bazë të pikëve, ku peshën më të madhe e zë vlera që do të investohet nga shfrytëzuesi.

Më poshtë është lista e plotë e objekteve në konkurrim dhe minerali përkatës:

  1. Zonën Minerare Nr. 275/7, Objekti “Gurth 2”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit bakër, veprimtaria shfrytëzim.
  2. Zonën Minerare Nr. 275/8, Objekti “Gurth 4”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit krom, veprimtaria shfrytëzim (ish leja nr. 1013/1).
  3. Zonën Minerare Nr. 181, Objekti “Vranisht”, Qarku Vlorë, lloji i mineralit ranor pllakor, veprimtaria shfrytëzim.
  4. Zonën Minerare Nr. 659/1, Objekti “Qafë Kam”, Qarku Kukës, lloji i mineralit krom, veprimtaria kërkim – zbulim.
  5. Zonën Minerare Nr. 261, Objekti “Trull Surroj”, Qarku Kukës, lloji i mineralit krom, veprimtaria shfrytëzim.
  6. Zonën Minerare Nr. 713/2, Objekti “Fushë Laje”, Pukë, Qarku Shkodër, lloji i mineralit traktolite, veprimtaria shfrytëzim, (ish leje nr. 1420).
  7. Zonën Minerare Nr. 419/6, Objekti “Gurore Fierze”, Qarku Kukës, lloji i mineralit gur gëlqeror, veprimtaria shfrytëzim.
  8. Zonën Minerare Nr. 289, Objekti “Lugu i Gjatë”, Qarku Dibër, lloji i mineralit krom, veprimtaria shfrytëzim.
  9. Zonën Minerare Nr. 289/6, Objekti “Stan Karabunarë”, Lushnje, Qarku Fier, lloji i mineralit gur gëlqeror, veprimtaria shfrytëzim.
  10. Zonën Minerare Nr. 519, Objekti “Maja e Brajkut”, Tropojë, Qarku Kukës, lloji i mineralit krom, veprimtaria shfrytëzim.
  11. Zonën Minerare Nr. 198, Objekti “Okshtun”, Qarku Dibër, lloji i mineralit krom, veprimtaria kërkim – zbulim.
  12. Zonën Minerare Nr. 602/1, Objekti “Jugu i Hurdhës”, Qarku Dibër, lloji i mineralit krom, veprimtaria kërkim – zbulim.
  13. Zonën Minerare Nr. 276/5, Objekti “Cerujë”, Qarku Dibër, lloji i mineralit krom, veprimtaria shfrytëzim.
  14. Zonën Minerare Nr. 532, Objekti “Fushë Kishë”, Qarku Dibër, lloji i mineralit krom, veprimtaria kërkim – zbulim.
  15. Zonën Minerare Nr. 322, Objekti “Leskovik”, Qarku Korçë, lloji i mineralit gëlqeror i mermerizuar, veprimtaria shfrytëzim.
  16. Zonën Minerare Nr. 428, Objekti “Sinjë”, Qarku Berat, lloji i mineralit Ranor silicor, veprimtaria shfrytëzim.

Print