Shkëmbim përvojash midis organizatave mjedisore

Organizatat mjedisore të Kosovës dhe të Shqipërisë shkëmbyen ide dhe përvoja mbi impaktin e rrjeteve mjedisore në faktorizimin e tyre në shoqëri për të mbrojtur mjedisin. Ato krijuan ura për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen dhe përfituan nga shkëmbimi i përvojave.

Vizitë në  një termocentral në Kosovë  Një grup organizatash mjedisore vizituan një termocentral në Kosovë dhe morën informacione nga përfaqësues të Korporatës Energjitike të Kosovës (KEK) mbi ndikimet  në mjedis  të tij. Situata në 50 vite nuk ka qenë e mirë, pasi bartja e hirit të thatë përmes shiritave ishte shkaktar i 80% të ndotjes në zonat përreth. Pas 50 vjetëve operimi janë vendosur elektrofiltrat e rinj dhe sistemi hidraulik ka ndikuar në përmirësimin e situatës. Si rezultat janë zvogëluar shkarkimet e grimcave të pluhurit në ajër dhe mesatarja vjetore e shkarkimeve është brenda normës së lejuar me ligj (50 mg/Nm3).

Kjo dukej edhe me sy, pasi tjegullat e çative më parë ishin të mbuluara me pluhura, kurse tani nuk duken më, bora përreth TEC-it më parë ishte e zezë, kurse tani ka bardhësinë e saj. Sipas përfaqësuesve të KEK-ut, përderisa teknologjia është bashkëkohore dhe monitorimi i realizuar nga Ministria e Mjedisit evidenton se nuk ka impakt në mjedis, nuk kemi pse të mos e përdorim këtë formë energjie, kur Kosova është shumë e pasur me qymyr dhe  ky është burimi kryesor i furnizimit me energji. Përsa i përket energjive të rinovueshme, përqindja e kësaj energjie është shumë e vogël, pasi është më e shtrenjtë, sado që çmimet e paneleve PV janë ulur.

Oaz qetësie në Pyllin e Arinjve në Prishtinë Në pyllin e Arinjve, Prishtinë ndodhen 19 arinj të cilët janë shpëtuar nga mbajtja e tyre në robëri. Sipas Albanës,  një punonjëse në këtë

veprimtari  arinjve i janë krijuar të gjitha mundësitë që të bëjnë një jetë sa më afër asaj natyrore. Mundësia për ti kthyer në pyje nuk ekziston më pasi duke qëndruar shumë vite në robëri, arinjtë  i kanë humbur instiktet e tyre natyrore. Për shumë vite, nuk ka patur ligj që të ndalonte mbajtjen private në restorante të arinjve të murrmë në Kosovë  por pasi ligji hyri në fuqi, në nëntor të vitit 2010 organizata FOUR PAWS  (Katër Putrat) reagoi për gjetjen e një vendi të përshtatshëm për arinjtë.  Ndërsa në Shqipëri  vazhdon të kemi restorante  me arinj. Pylli i Arinjve  shërben  si një pikë atraksioni për vizitorë të ndryshëm dhe për të realizuar programe edukative mjedisore për nxënësit. Vizita e arinjve dhe hapësira e gjelbër është një oaz qetësie për këdo që kalon disa orë aty.

Ky aktivitet  u realizua nga REC Shqipëri, në kuadër të Programit SENiOR-II, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga Qeveria Suedeze.

Print