Presidenti Ilir Meta Stop HEC-eve ne Sopot te Bashkise se Perrenjasit

Në   vizitën e Tij në Bashkinë e Përrenjasit, Presidenti i Republikës Ilir Meta  premtoj se do të vizitojë sëshpejti  Fshatin Sopot, një fshat   turistik, madje  është propzuar nga kjo bashki   midis  100 fshatrave në  Shqipëri.  Presidenti Republikës u interesuar për resurset turistike të zonës, së Sopotit, dhe u shpreh kundër dhënies  koncesioneve për HEC-e. Para disa ditëve banorët e Sopotit   dhe aktivistët e  Shoqatës Egnatia kundërshtuan  ndërtimin e HEC-ve në këtë  zonë, janë ujrat e Gurrës, ku është edhe një shpellë e vjetër  rreth viteve 1200-1400 ku nga  gëmimet  mundet të shkatërrohet.

Presidenti i shpreh kundër   tyre dhe tha se mjedisi në Shqipëri është parësore.

Ishte një  ftesë e bërë nga  Kryebashkiakja  e Përrenjasit Miranda Rira dhe  Shefi i Emergjencave Civile  Nebi Mucaj që  ftuan Presidentin në Sopot,  vitin e Klauar  pas 27 vjetësh u hap rruga për banorët e Sopotit, për tu lehtësuar   shërbimet dhe qarkullimin me  qendrën administrative dhe daljen  ne rrugën kryesore.

 Në Sopot janë planifikuar  shtatë copë HEC-e në Gaferr dhe Sopot, në  luginën e Lumit të Gostimës dhe Gurrave. Sopoti është  Zonë e Mbrojtur e Kategorisë së IV-ët e shpallur me Vendim te Këshillit të Ministrave më 16 shkurt 1996.

Mali Gaferrit është Maja më e Lartë 1998 metra mbi nivelin e detit.

Sopoti shtrihet në zonën klimaterike mesdhetare, nënzona mesdhetare juglindore. Sopoti  është një zonë me biodiversitet të lartë dhe ka mbi 110 lloje të bimëve medicinale. Mund të përmendim Yllin e Alpeve, që rritet në këtë zonë. Gjithashtu janë mbi 40 bimë dhe specie (popullata) që paraqesin rrezik të  zhduken dhe propozohen të futen në librin e kuq. Në këtë zonë rriten kaprolli, dhia e egër, gjeli i egër, thëllënza, zardafi, trofta, ketri, macja e egër, nusja e lalës, artini, blini, mështenka, dëllinja e kuqe, dëllinja e zezë, pisha, bredhi, paja, tisi, rrobulli, gështenja e egër etj.

Me ndarjen e re territorial Sopoti bën pjesë në Bashkinë e Përrenjasit,njësinë administrative të Stravanit, me parë bënte pjesë në Rrethin e Librazhdit.

Turistët

Turistët kanë qenë të paktë këto vitet e fundit për faktin se udhëtimi deri në këto lartësi dhe bjeshkë të bukura është i vështirë për shkak të infrastructures, ku duhet vetëm motoçikletë ose ndonjë fuoristradë. Vizitorët kanë qenë italianë, çekë, gjermanë, austriakë etj. Shumë prej tyrejanë ngjitur deri në Stravaj ose Polis dhe janë kthyer mbrapa. Sopoti ofron kushte shumë ideale për piknike e ngjitje sportive, kudo nga  çdo pozicion mundet të sodisësh panorama mahnitëse që ofron ky vend i mrekullueshëm dhe që e bën më interesant udhëtimin, pushimin dhe mjaft aktivitete të tjera. Është një nga zonat më të pasura me vlera unikale natyrore. Pozita e saj gjeografike që zë kjo zonë, kjo krahinë, me bukuritë e saj dhe mundësinë që të jep ia rrisin më shumë rëndësinë turistike.

Vendet për t’u vizituar në Sopot

Qafa e Malit,Liqeni i Cakës,Mali i Nenzës,Ujvara e Gostimës,Ujvara e Gurrës(ku sic shikohet  dhe nga planet që  është shpëlla që ka kryqin e  vjetër bizantin)

Ujërat termale të Nenzës,Lumi i Shrebenicës,Lumi i Gostimës bashkë me troften e tij,Fushat e Malit Plak,Maja e Gaferrit,Kanionet e Qafës së Malit,Malin e Gurit të Pëllumbit

Print