Konsultimet Publike – vlerë e shtuar për zhvillimin e qëndrueshëm!

Një shtet ka strukturën e një familje të madhe, organizimi dhe mirëadministrimi, varen nga debatet konstruktive, dialogu i vazhdueshëm dhe ekulibri i balancave në kohë sipas konjukturave të jashtme. Nëse në një familje vendimet merren me autoritarizëm, pa diskutim me anëtarët e tjerë të familjes, atëherë, herët a vonë, do të lindin konflikte të tipit: ‘Epo kështu është kur nuk pyet dhe i bën gjërat vetëm’ apo ‘Pse nuk pyet edhe ne, po i bën gjërat sipas kokës tënde?’.

Kjo gjë, dmth diskutimi i hapur dhe rrahja e mendimeve, ka të bëjë pak edhe me traditën dhe kulturën e për rrjedhojë duhet ca kohë për ta përqafuar si praktikë e për ta bërë një rutinë të punës e veprimtarisë së përditshme. Sigurisht që ka të bëjë edhe me përvojën e gjithsecilit dhe me kulturën që fiton si rezultat i udhëtimeve, leximit dhe përjetimit të kulturave të ndryshme jashtë territorit të vendit. Popuj të ndryshëm kanë përqasje të ndryshme për ta motivuar dikë apo për ta bërë pjesë të vendim-marrjes në çdo nivel.

Ndonjëherë ka të bëjë që me mënyrën se si diskutohet, pra me përdorimin e gjuhës. Prsh, në Angli, përdorimi i pjesëzës mohore “JO” është pothuaj inekzistent. Edhe kur bashkëbiseduesi nuk është fare dakord me ato që i thua, ai/ajo me shumë finesë e takt e fillon fjalinë me shprehjen: “Jam dakord me mendimin tënd”, pra në një farë mënyre, të bëjnë mik, të përfshijnë, të vlerësojnë për atë që shpreh, pavarësisht se vazhdimi i bisedës ndjek një rrugë që fillon e shpalos të tjera ide, mendime apo drejtime që nuk përputhen me ato të tuat. Por ata nuk të përjashtojnë nga diskutimi, nuk të bëjnë armik apo të të injorojnë e të të bëjnë të ndihesh jashtë dialogut.

Konsultimet publike mendoj unë janë një lloj diskutimi këmbëkryq me të gjithë njerëzit e thjeshtë, me popullin e thjeshtë, me moshatarë e me profesionistë apo edhe me punëtorë që ndonjëherë japin ide shumë herë më të pjekura se sa një shkencëtar, për vetë faktin se kanë përvojën e jetës, kanë eksperiencën e jetuar. Konsultimi public, mbi të gjitha i jep vlerën dhe lartëson figurën e drejtuesve vendor dhe qëndror, sepse shreh kulturën dhe largpamësinë e tyre, tregon se kanë njohuri të mjaftueshme për t’u përballur me këdo, me çdo situatë, duke reaguar me dashamirësi dhe duke u përballur me profesionalizëm ndaj çdo mendimi kritik, ideje apo sugjerimi që mund të shfaqet nga kushdo. Për më tepër konsultimi public, i bën të gjithë banorët dhe njerëzit e thjeshtë, që të ndihen të vlerësuar, për t’u treguar atyre se mendimi i tyre vlen, dhe se ata janë vërtet pjesë integrale e proçesit të vendimmarrjes dhe janë kontribues të zhvillimit të qëndrueshëm.

Sigurisht që në Shqipëri është bërë një punë e mirë në proçesin e konsultimeve publike për investime të rëndësishme, por ka akoma vend për përmirësime, ka akoma mundësi për të realizuar një process të konsultimeve publike ku të përfshihen më tepër banorë të thjeshtë, qytetarë të zonave ku realizohen investimet publike, me qëllim që proçesi të shërbejë vërtet për zhvillimin e qëndrueshëm dhe konsolidimin e Insitucioneve Publike Vendimmarrëse dhe luftën ndaj kultit të individit.

Një process i mirëfilltë konsultimi public, do të ndihmojë ndër të tjera edhe në forcimin e klimës së besimit midis të zgjedhurve public dhe qytetarëve dhe për rritjen e dialogur konstruktiv për zhvillimin e qëndrueshëm.

Print