Java e tokës, gjimanzistët e “Sami Frashërit” i bashkohen ritit botëror

Nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” festuan javën e tokës me aktivitete të larmishme, plot dashuri dhe përkushtim për mjediset ku ata mësojnë, por jo vetëm. Dita e parë e javës së tokës në klasat e gjermanishtes filloi me një bisedë sa miqësore aq edhe produktive, rreth temave të diskutuara me nxënësit e talentuar të “Sami Frashërit”.

Nxënësit e duan mjedisin, vlerësojnë gjithashtu shërbimet e vyera që ai ofron kundrejt nesh, nëse përdoret mençurisht e qëndrueshëm. Çdo ndjesi dhe perceptim për mjedisin, natyrën tokën, ajrin, ujin, speciet në zhdukje, nxënësit i pikturuan me akrilik, në çantat beze të përgatitura nga Milieukontakt. Arti në çantë, shërbeu që gjimanzistët të derdhin ndjesitë e tyre personale, por edhe si një kujtim i bukur e dinjitoz për shkollën “Sami Frashëri”, Philip Morris, Bashkinë Tiranë dhe organziatën Milieukontakt.

Jo vetëm artin në beze, por nxënësit ofruan ndihmë mjaft të vleshme, përgjatë lyerjes së fasadave të mjedisit të ri sportiv, investim që po kryhet në kuadër të projektit “Edukim për të gjithë duke praktikuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, më mbështetjen financiare të Philip Morris.

Dita e dytë e aktiviteteve mblodhi në sallën virtuale nxënësit e shkollës, ku ata paraqiten skica dhe punime të ndryshme me material të riciklueshëm. Nuk munguan gjithashtu materialet sensibilizuese të përgatitura nga Milieukontakt. Në aktivitetin e ditës së dytë ishin të ftuar përfaqësuese nga Co-Plan (Instituti për Zhvillim e Habitatit), student të Universitetit Polis dhe prindër të gjimnazistëve. Pjesa tjetër e aktivitetit vazhdoi me banerin e përgatitur nga vetën nxënësit, i cili u vendos në fasadën kryesorë të hyrjes së shkollës. Baneri ftonte jo vetëm gjimnazistët të kujdesen për tokën dhe jetën, por njëkohësisht gjithë mësuesit, qytetarët dhe kalimtarët e rastit.

Po atë ditës nxënësit gjelbëruan oborrin e shkollës së tyre, duke mbjellë ligustra, si dhe duke gjallëruar vazot me lulet e stinës. Të tilla aktivitete jo vetëm edukojnë, na përfshijnë gjithë ne, por shërbejnë gjithashtu si një memorie e mirë, për vendimmarrësit, politikbërësit dhe gjithë komunitetin. Çdo vit në javën e tretë të muajt prill, të ndalim dhe të kontribuojmë për tokën tonë, ndonëse modest kontributi ynë vlen.

Print