HECet e vegjël, dëmi i madh dhe indiferenca e Qeverisë

HECet e vegjël po prodhojnë pak energji,por dëmi që po i sjellin mjedisit dhe komuniteteve malore është shumë më madh. Një studim i Komisionit Europian mbi HECet në Ballkanin Përëndimor e që pritet të miratohet nga qeveritë e këtyre vendeve në këtë verë konkludonte që HECet e vegjël përbëjnë 90% ë numurit të HECeve dhe prodhojnë vetëm 3% të energjisë eletrike të gjeneruar.

Në Shqipëri nga Veriu në Jug cdo ditë rritet revolta ndaj dëmit të HECeve të vegjël. Janë shumë komunitete që janë tashmë përplasur në dyert e gjykatave, nga Valbona në Veri e Lengarica në Jug, dhe revolta vetëm rritet. Komunitetet nuk shohin rrugë tjetër vec gjykatës. Nuk dihet si do jetë përfundimi. Komunitetet po revoltohen për shkatërrimin e jetesës së tyre, kompanitë private, duke përfituar dhe nga të qënurit larg syrit të institucioneve të shtetit kafshojnë nga të katër anët, pasi kanë kthyer lumenjtë për të “pirë” për vehte , duke lënë thatë ata njerëz, që jetojnë aty, pikërisht se kanë aty lumin, që se kanë më.

Është dëgjuar shumë për dëmin e madh që ndjejnë banorët nga futja e ujit të lumit në tuba dhe thatësira e krijuar në aspektin e bujqësisë, ndikimi në turizmëm etj. Tash në HECet e vegjël në funksionim vihet re edhe përmbytja e vullnetshme e tokave bujqësore prej digave të vogla, por duke qënë të shumta dëmi është i madh dhe tepër jetsor, duke ditur edhe se familjet në këto zona janë me shumë pak tokë bujqësore.

Në Gorë të Korcës HEC i quajtur “Kasollet e Selcës” me arbitraritetin e pronarve tw vet (Kompania “Xhengo Energji”) jo vetëm që përmbyt tokën bujqësore, por përmbyt me të edhe investime të bërë në të me mbështejen e Qeverisë. Janë qindra qershi të mbjella e lulëzuara të mbështetura dhe vaska peshku të ndërtuara aty me grant nga AZHBR ( Agjensia e ZHvillimt Bujqësor Rural) të përmbytura . Nuk është përmbytje si rrjedhoj e rreshjeve intensive në një periudhë të caktuar është përmbytje permanente në rastin më të mirë e llogaritur keq, nëse jo e qëllimshme.

A duhet të ndërhyj shteti në zgjidhjen e këtij konflikti midis banorit dhe privatit, e për më tepër ku vetë shteti është I dëmtuar? Apo do ndiqet varianti i modifukuar i Shvejkut “C’më duhet mua cka kam firmosur unë” e të krijohen pa fund konflikte në Gjykatë, e ndoshta diku edhe me vetëgjyqësi?

Ëshë akoma koha që shteti të ndërhyje për zgjidhjen një konflikti të madh potencial të komuniteteve malore kudo në Shqipëri dhe vendimi më i parë i qeverisë do duhej të ishte izolimi maksimal i epidemisë së HECeve të viteve 2009- 2013 dhe ndalimi total I lejeve në vazhdim.

Print