Energjia nga era, Parku i Parë në Tepelenë

Rasti i parë i prodhimit të energjive të rinovueshme nga era në Shqipëri, do të jetë në Tepelenë. Janë rreth 15 milion euro që do të investohen në Tepelenë në zonën Majkoshit, duke krijuar kështu edhe mundësinë e 70 vendeve të reja pune.

“Me partnerët strategjikë, zhvillimi i parkut “Eulik” në zonën  Majkosh, energji të rinovueshme nëpërmjet erës.  Janë 15 milion euro që investohen në Tepelenë në zonën Majkoshit, duke hapur 70 vende të reja pune”, bëri me dije kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

Ky projekt që do të shtrihet në këtë zonë, do të jetë edhe rasti i parë i prodhimit të energjive të rinovueshme nga era në Shqipëri.

Print