• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Të rinjtë apel për rëndësinë e mjedisit, ekspozitë me materiale të riciklueshme

Të rinjtë apel për rëndësinë e mjedisit, ekspozitë me materiale të riciklueshme

Vizitorët e Muzeut arkeologjik të Durrësit bashkë me objektet mijëvjeçare kanë ndjekur sot edhe punimet e nxënësve të shkollave të mesme të qytetit.

Në ekspozitën e përgatitur me ndihmën e shoqatës “Udhëtim i lirë” janë paraqitur 63 punime të frymëzuara nga monumentet historike dhe arkeologjike të qytetit antik, të cilat janë krijuar me materiale të riciklueshme prej të rinjve të moshës 15-18 vjeçare.

Miranda Mansaku, kryetare e kësaj shoqate tha për ATSH-në se për katër muaj radhazi nxënësit e shkollave “Dom Nikoll Kaçorri”, “Benardina Qeraxhia”, “Olsi Lasko” dhe “Beqir Çela” janë njohur me elementet ku ndërthuren mjedisi dhe monumentet arkeologjike e historike të Durrësit.

 

Print