Ndalohen dëmtuesit e pyjeve në parkun Shebenik-Jabllanicë

U ndalua në orët e vona të natës një mjet që transportonte dru zjarri të prera në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Ky aksion u realizua nga punonjësit e AdZM, Elbasan në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

AdZM Elbasan po kryen kontrolle të herë pas hershme për mbrojtjen e parkut nga aktivitetet e paligjshme si prerja e drurëve, gjuetia e kafshëve të egra etj. Një ndihmesë në evidentimin e shkelësve të ligjit në pyje japin dhe banorët e zonës nëpërmjet sinjalizimeve që japin në faqen on line të AdZM-së.

 

Print