Hidrocentral Në Korçë, Mbërrin Aplikimi Në Ministri

Një tjetër aplikim është regjistruar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël.

Shoqëria “B.A.D” sh.p.k e cila ka si objekt të aktivitetit import-eksport, tregti të sistemeve të ngrohjes, ndërtime të veprave të artit ka shprehur interesin për ndërtimin e një vepre të tillë energjitike në qarkun e Korçës.

Nga të dhënat e projektit, “Mazreka”, hidrocentrali me kapacitet të ulët prodhues deri në 2MW është parashikuar të ndërtohet në pellgun ujëmbledhës të lumit të Becit. Sa i takon kostos totale të projektit, ende nuk bëhet e ditur se sa do të jetë vlera e tij.

Ndërkohë, interesi i investitorëve në shfrytëzimin e pasurive hidrike vijon të mbetet e lartë, pasi vetëm në gjashtë muaj e parë të këtij vit janë regjistruar dhjetëra aplikime pran MIE për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në të gjithë vendin.

Print