• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Stanet “pushtojnë” malin e Krujës, dëmtohet bimësia, banorët: Sigurojmë jetesën

Stanet “pushtojnë” malin e Krujës, dëmtohet bimësia, banorët: Sigurojmë jetesën

Blegtorët në malin e Krujës kanë ngritur një numër të lartë stanesh, për të cilët specialistet e mjedisit japin alarmin se po dëmtojnë bimësinë. I kthyer në një destinacion turistik që gjatë viteve të fundit ka tërhequr shumë turistë vendas dhe të huaj, mali i Krujës është është “pushtuar” nga stanet e bagëtive. Gjatë viteve të fundit u mbollën tre mijë fidanë arrash, 3 mijë gështenja dhe 40 mijë fidanë pisha, të cilat u dëmtuan të gjitha nga gjëja e gjallë që kullot në këtë zonë.

Bashkia e Krujës nuk ka lëshuar asnjë leje për blegtorët, ndërsa menaxheri i pyjeve Nuri Xhepi, flet për situatën shqetësuese.

"Problemi qëndron se stanet janë edhe në një kohë të ardhshme, e gjithë bagëtia do vijë përsëri këtu. Ju lutem të na ndihmoni, ose me prishjen e stanit, ose të përzëmë të gjitha bagëtitë nga mali i Krujës."

Nuri Rexhepi, Menaxher i pyjeve

Blegtorët justifikohen duke thënë se gjëja e gjallë është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura për familjen, ndërsa shtojnë se as nga shteti nuk i ka ndihmuar me subvensone. Pritet edhe një reagim nga bashkia e qytetit në lidhje me këtë shkatërrim të mjedisit dhe të gjelbërimit në Sarisalltik.

Print