Rrugët e Tiranës plot me mbeturina, kur do të ndëshkohen ndotësit?

Mbeturinat e hedhura në rrugë dhe jo në kazanë janë shndërruar në një problem për disa lagje të Tiranës. Në këto imazhe të marra në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet shihet qartë se si mbeturinat kanë ndotur rrugën. Dikush nuk ka denjuar t’i hedhë ato në kazanë e në këto temperatura të larta ka shkaktuar jo vetëm ndotje, por edhe një burim infeksionesh. Fatkeqësisht nuk ndalet sjellja e papërgjegjshme dhe mungesa e edukatës qytetare përballë hapësirave të përbashkëta.

Këto foto janë marrë në një nga lagjet e Tiranës dhe siç shihet nga pamjet skandaloze, mbeturinat janë hedhur dhe bërë pirg përtokë.

Imazhet janë marrë pranë “Zogut të Zi” në Tiranë. Zona është e mirëpajisur me kosha dhe kazanë për mbeturinat, por këto të fundit hidhen në këtë mënyrë.

Pamje skandaloze dhe një ndotje e turpshme për mjedisin tonë të përbashkët.

Kur do të ndëshkohen ndotësit?

Print