Siguria e HEC-ve, katër skenare si veprohet në rastet e emergjencave

Tërmetet, sasitë e mëdha të reshjeve, rrëshqitjet e masave të mëdha të dheut apo avaritë në portat e shkarkimit apo tubina janë të gjitha arsye që shërbejnë për të ndërtuar një plan emergjence për një hidrocentral. KESH bëri me dije se aktualisht Kaskada e Drinit, burimi kryesor energjetik në vend, është tërësisht e mbuluar me plane emergjencash dhe gatishmërie të cilat sanksionojnë nga katër skenare për secilin prej HEC-ve, Fierzën, Komanin dhe Vaun e Dejës.

Të paktën për Fierzën ekziston një skenar bazë që cilësohet si skenari zero dhe që është ai më I zakonshmi. Ky skenar bazohet kur ndodhin: a) tërmete me magnitudë 3-7 shkallë Rihter; b) ndërprerje disa orëshe e punës së turbinave dhe pajiisjeve të rëndësishme të monitorimit të tyre ose mosfunksionimi i portave të sistemit të shkarkimit c)mosfunksionim i pajisjeve matëse të monitorimit të digave; d)veprime sabotazhi/terrorizmi me rrezik për sigurinë e digës; e) situata emergjente të skenarit 1 në digën e Spillje; f) prurje të mëdha me përsëritje më shumë se 1 herë në 20 vjet ose kur mblidhet Komisioni i Posaçëm i Menaxhimit të Plotave.

Skenari tjetër është ai që vlerësohet si 1 dhe zbatohet në rastet kur ndodhin:

  1. a) Prurje të mëdha me përsëritje 1 herë në 100 vjet që kërkojnë shkarkime të mëdha.
  2. b) Ndërprerje të gjata të punës së turbinave për shkak të dëmtimeve të rënda teknologjike ose mosfunksionimi i portave të sistemit të shkarkimit.
  3. c) Filtrime të mëdha mbi normat e lejuara në diga.
  4. d) Rrëshqitje të ngadalta të masiveve jo të qëndrueshme pranë digave.
  5. e) Veprime sabotazhi/terrorizmi me rrezik për sigurinë e digës.
  6. f) Situata emergjente të skenarit 2 në digën e Spillje

Skenari 2

Kjo skemë do të zbatohet ne këto raste, kur ndodhin:

a- Prurje te mëdha qe mund te ndodhin me përsëritje me shume se një here ne 1000 vjet

b- Defekte dhe dëmtime te mëdha qe shoqërohen me filtrime apo lëvizje dherash qe mund te kontrollohen nga aplikimi i masave teknike te përshtatshme

c- Defekte te renda te turbinave qe rrezikojnë punën normale

d- Defekte te renda te portave te shkarkimit ose mosfunksionimi I tyre

e- Rrëshqitje te menjëhershme te masiveve ne afërsi te digave

f- Tërmete me mahnitute mbi 7 shkalle Rihter

g- Veprime sabotazhi/terrorizmi me rrezik te larte për sigurinë e digës

h- Situate emergjente te skenarit 3 ne digën Spillje

Skenari 3

Kjo skemë do të zbatohet në rastet kur probabiliteti i dëmtimeve të digës dhe HEC-it është i lartë dhe praktikisht është e paevitueshme të parandalohen përmbytjet e gjeneruara nga këto dëmtime.

Kjo skemë zbatohet në këto raste:

a- Prurje më të mëdha të mundshme (PMF)

b- Dëmtime shumë të renda të digës të cilat janë të paevitueshme parandalimi i përmbytjeve.

c- Defekte shumë të rënda të turbinave dhe portave të shkarkimit.

d- Tërmete me përsëritje 1 herë në 10.000 vjet që shkaktojnë dëmtime, carje të digës

Print