• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • KKT “dorëlëshuar” me HEC-et: Miratohen 8 leje të reja, ja planet për Karavastanë dhe Tushemishtin

KKT “dorëlëshuar” me HEC-et: Miratohen 8 leje të reja, ja planet për Karavastanë dhe Tushemishtin

Këshilli Kombëtar i Territorit zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e radhës duke miratuar një numër rekord vendimesh, plot 28 të tillë. Në ndryshim nga herët e fundit ku projektet më të rëndësishme kanë qenë të orientuara për ndërtime të reja në kryeqytet apo fshatra turistikë këtë herë nuk ka pasur asnjë të tillë. Rekordin këtë herë e mbajnë lejet e reja për hidrocentrale rreth 8 të tilla, disa investime të rëndësishme në energji dhe infrastrukturë si dhe planet të detajuara për zona me rëndësi kombëtare si pjesa mes Karavstasë dhe lumit Seman apo ajo e Drilon-Tushemisht.

Po kështu në rend dite ishte edhe plani kombëtar për sektorin e gazit si dhe ndryshimi i projektit për investimin e portit në Porto Romano.

Vendimet e miratuara në KKT:

  • Për Shpalljen e Zonave me Përparësi Zhvillimin e Turizmit në Territorin e Republikës së Shqipërisë, me propozim të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
  • Për miratimin e Planit Kombëtar për Sektorin e Gazit (Master Planit të Sektorit të Gazit për Shqipërinë), me propozim të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
  • Për miratimin e Planit të Detajuar për Zonën me Rëndësi Kombëtare mes Lagunëssë Karavastasë dhe lumit Seman, me propozim të Agjencisë Kombëtare të Planifikimittë Territorit.
  • Për miratimin e Nismës për hartimin e Planit të Detajuar për Zonën e RëndësisëKombëtare Drilon – Tushemisht, me propozim të Ministrit të Infrastrukturës dheEnergjisë.
  • Leje Zhvillimi për zonën e Bulevardit, Parkut Qendror dhe Lumit të Tiranës, Bashkia Tiranë, me propozim të Bashkisë Tiranë.
  • Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks i Ri Rezidencial i Stafit Diplomatik të Ambasadës së Kuvajtit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvilluesAmbasadën e Kuvajtit në Shqipëri.
  • Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Urës së Drojës, me vendndodhje mbi lumin e Drojës, Thumanë, Bashkia Krujë dhe Bashkia Kurbin”, me subjekt zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Nënstacion 110/35/20 kV Arras dhe linjë elektrike 110 kV”, Bashkia Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hydro Seta” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rrjeti shpërndarës 20 kv nga Nënstacioni 110/20 kv Fieri i Ri Fiderat 10 deri 12 dhe Nënstacioni 110/20 kv Fieri 2Fiderat M1 deri M10, me vendndodhje në Bashkinë Fier”, me subjekt zhvillues Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.
  • Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i dy fiderave të ri kabllor fideri F9 dhe fideri F10 me izolacion 20kv, kabinat, rrjeti TU me kabllo mevetëmbajtje ABC nga Nënstacioni zhvillues Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.
  • Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Zgjerimi i rrjetit 20kv në Vrrinë, me kabina të reja dhe rrjet TU” me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subject zhvillues Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.
  • Leje Zhvillimi për rikualifikimin në zonën urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë, restaurimin e monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksion i objekteve të tjerë ekzistues, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.
  • Leje Zhvillimi për rikualifikimin e bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, rikualifikimi i qendrës së Shirokës dhe restaurimi i fasadave ekzistuese Shirokë, mesubjekt zhvillues Bashkia Shkodër.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Godinës së ish Kirurgjisë, në Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli”, Bashkia Elbasan”, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” Elbasan.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Estakada me tunelin që lidh Repartin e Kirurgjisë së Vjetër me Repartin e Kirurgjisë së re”, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” Elbasan.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i ndërtesave të Universitetit Politeknik të Tiranës”, me subjekt zhvillues Universitetin Politeknik të Tiranës.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Plepi”, në përroin e Plepit, komuna Oshtun, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Domi Tec”sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “MIVAS”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Tomorricës, Bashkia Gramsh dhe Bashkia Skrapar”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Elva 2001” sh.a.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “MIVAS 1”, me vendndodhje në ujrat e lumit të Tomorrices, degë e lumit Devoll, Bashkia Skrapar, Qarku Berat”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Toer Energy” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Polemi”, në pellgun ujëmbledhës mbi tre degëzimet e përroit të Neshtës, degë e Zallit të Kostenjës, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan”, me subject zhvillues shoqërinë “Drini Bulqizë” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Vardari”, në përroin e Vardarit dhe të Valit, degë e përroit të Zallit të Kostenjës, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Drini Bulqizë” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec “Thanza”, në ujrat e përroit të Kalimashit, i cili derdhet në Liqenin e Fierzës, Bashkia Kukës, Qarku Kukës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Afrimi K” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Prevalli, në përroin e Zallit të Kostenjës, degë e zallit të Lunikut me derdhje në lumin Shkumbin, fshati Prevalli, Bashkia Librazhd”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gega-G” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e hidrocentraleve “Kaçinar”, me vendndodhje në lumin Shpërdhazë, komuna Kaçinar, Bashkia Mirditë”, me subject zhvillues shoqërinë “Shpërdhaza Energji” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë Magazinimi me lartësi 1 Kat “Mado”, me vendndodhje në Rrugën: “Egnatia”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dobi Management” sh.p.k
  • Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Portit MBM, me vendndodhje në Porto Romano, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë“Porti MBM” sh.p.k.
  • Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 20.06.2018 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vedore”, i ndryshuar.

Print