Vazhdon shkatërrimi i bregdetit në jug

Në jug të Shqipërisë, pas betonizimit të Jalit, vazhdon gërryerja e shkëmbinjve të bregdetit edhe në Dhërmi. Shumë pranë detit izolohet bregu me shezlone private, aty pranë ndërtohet bari dhe restoranti në shërbim të klientëve duke marr si shkëmbim shifra tepër të larta të çmimeve të ushqimeve dhe pijeve. Pak më tutje po ndërtohet hoteli dhe pranë hotelit po gërryhet gjithnjë e më tepër vendi nga eskavatorë, për të siguruar parkimin e pushuesve.

Po e shkatërrojmë vendin në mënyrë graduale e në nivele të ndryshme, që nga shezlonet private e deri te gërryerja e shkëmbinjve të bregdetit për parkim. Kush i jep këto leje? Kjo është 1 ndër objektivat e zhvillimit të turizmit? Apo është objektiv e zhvillimit të qëndrueshëm? Cila nga këto nivele të sipërpërmendura mbron, ruan apo zhvillon burimet natyrore turistike?

Print