• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor
  • Eficienca e energjisë – Auditim institucioneve publike, investime për kursimin e energjisë

Eficienca e energjisë – Auditim institucioneve publike, investime për kursimin e energjisë

Për herë të parë ndërtesat publike do i nënshtrohen auditimit energjetik, duke patur një vlerësim mbi nivelin aktual të konsumit të energjisë. Ministria e Infrastrukturës ka shpallur procedurën e prokurimit publik, me një vlerë prej 43 milion lekësh, duke i hapur rrugë zbatimit të një prej detyrimeve ligjore që rrjedh nga ligji “Për efiçencën e energjisë”, i miratuar në vitin 2015. Qëllimi i auditimit energjetik është identifikimi dhe përllogaritja e kostove dhe kursimeve të energjisë, raportimi i rezultateve dhe evidentimi i masave që duhen marrë në funksion të përmirësimit të eficencës së energjisë.

Ndërkohë që, pas hartimit të raportit dhe rezultateve të tij është e domosdoshme, që brenda 2 vitesh të merren masat dhe veprimet për përmirësimin e efiçencës së energjisë.

Sipas raportit “Vlerësimi i varfërisë energjetike”, publikuar në shkurt të këtij viti nga Qendra Eden, institucionet shëndetësore dhe administrata publike janë ndërtesat me përqindjen më të lartë të përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje ambienti ftohje ambienti. Ato u vlerësuan dhe për tipin e xhamave, kornizën e dritares, praninë e dyerve dhe dritareve ku kalojnë rryma ajri, si dhe nëse kanë probleme me mykun. Këto tipare të ndërtesës janë faktorë të cilët ndikojnë në efiçencën e një ndërtese, ndërkohë që 30% e të intervistuarve thanë se kanë probleme me mykun në institucionet ku punojnë.

Sipas raportit, institucionet publike shpenzojnë më pak se 1 % të buxhetit të tyre për faturat e energjisë.

Print