Legambiente Italiano, takim me përfaqësues të AdZM të Vlorës

Përfaqesues nga Legambiente Itali zhvilluan ditët e fundit një vizitë në zyrat e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Rajonit të Vlorës, ku u takuan me drejtorin e ketij institucioni, Nexhip Hysolakoj. Pjesë e delegacionit italian ishin Luca Stasi, Pergjegjës i sektorit të vullnetarëve të Legambiente Itali, Maurizio Manna, Drejtor i Legambiente Puglia, Fabbio MItro e Antonio Altilia, koordinatorë të turizmit dhe formimit profesonal të legambiente Itali dhe Giuseppe Negro, perfaqesues i Legambiente Capodileuca të shoqeruar nga Rezarta Agalliu, presidente e Legambiente Vlore dhe Sevina Nuhaj, zv/presidente e Legambiente Vlorë.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e zonave të mbrojtura tokësore dhe detare si dhe rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të tyre në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. Hysolakoj foli për hapësirat dhe kufijtë e këtyre zonave dhe shpjegoi aktivitetet që zhvillohen në to duke permendur rëndësinë e Rangerave si mbrojtësit dhe pararojat e para te mjedisit. Duke ilustruar bisedimet me pamje dhe harta të ndryshme, Hysolakoj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucione të tjera si dhe organizata të ndryshme mjedisore.

Nga ana e tyre vlor1përfaqesuesit e Legambiente Itali, u shprehën të gatshëm për të sjellë praktikat e tyre më të mira në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm. Gjatë takimit u fol edhe për zhvillimin e kampeve mjedisore që Legambiente Vlorë do të sjelli këtë verë si një risi në Shqiperi. Kampi do të frekuentohet nga të rinj nga gjithë Europa ku për 15 ditë do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme në Parkun Kombëtar të Llogorasë. Disa nga aktivitetet do të jenë në të mirë të këtij parku dhe do të përfshijnë pastrimin, rregullimin e shtigjeve, informacion turistik dhe pararojë mjedisore për ruajtjen e parkut nga zjarret. Pas përfundimit të takimit grupi zhvilloi një vizitë në Parkun Kombetar të Llogorasë ku u hodhën ide për logjistikën e menaxhimit të këtij parku si një vlerë e pazëvëndësueshme e rajonit të Vlorës.

Print