• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor

Eficienca e energjisë – Auditim institucioneve publike, investime për kursimin e energjisë

Për herë të parë ndërtesat publike do i nënshtrohen auditimit energjetik, duke patur një vlerësim mbi nivelin aktual të konsumit të energjisë. Ministria e Infrastrukturës ka shpallur procedurën e prokurimit publik, me një vlerë prej 43 milion lekësh, duke i hapur rrugë zbatimit të një prej detyrimeve ligjore që rrjedh nga ligji “Për efiçencën e energjisë”, i miratuar në vitin 2015. Qëllimi i auditimit energjetik është identifikimi dhe përllogaritja e kostove dhe kursimeve të energjisë, raportimi i rezultateve dhe evidentimi i masave që duhen marrë në funksion të përmirësimit të eficencës së energjisë.

Vijo leximin

Print

Ksamili, perla e lënë pas dore nga institucionet shtetërore

Në Shqipëri, prej shumë vitesh, ndërtimet në ishujt e Ksamilit janë ndaluar, por rehabilitimi i ishujve nga dëmet nuk është në programin e asnjë prej institucioneve shqiptare, ndonëse ata ndodhen në një nga zonat më të bukura turistike të vendit. Ambjentalistët ngrenë shqetësimin se ishujt po shkojnë drejt degradimit të plotë. Zëri i Amerikës sjell materialin e përgatitur nga gazetaret e “Qendrës për gazetari cilësore” Klaudja Karabolli dhe Fjoralba Sinoruka

Vijo leximin

Print

Mamaj: Para ligjit çdokush që shkakton zjarrvënie

Për çdo rast zjarri, forca e ligjit do të veprojë në mënyrë të menjëhershme, me qëllim vënien para drejtësisë të çdo personi që shkakton zjarrvënie me ose pa dashje. Kështu konfirmoi sot Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, duke u ndalur te masat që janë marrë në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik dhe angazhimit të shtabit të Emergjencave Civile, për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të zjarreve.

Vijo leximin

Print

Gjykata s’lejon ankimim për veten, absurdi në Tropojë me çështjen e HEC-eve në Valbonë

Gjykata e Tropojës vijon me vendime absurde sa i takon çështjes së ndërtimit të hidrocentralit Dragobia në lumin e Valbonës. Pas vendimit për bllokimin e veprimeve përmbarimore, që kishin për synim ndaljen e punimeve për ndërtimin e hidrocentralit, pas vendimit të Gjykatës Administrative, po e njëjta Gjykatë ka vendosur tani të mos pranojë ankimimin për vendimin që ka dhënë vetë për bllokimin e veprimeve përmbarimore. Gjyqtari Dritan Seci ka vendosur të mos pranojë ankimin e shoqatës “Toka”, e cila i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit të Shkodrës për të kundërshtuar vendimin për bllokimin e veprimeve përmbarimore. Pra, e njëjta gjykatë që bllokoi pezullimin e punimeve, vendos që të mos ankimohet vendimi i tij, me argumentimin se shoqata “Toka” nuk ka qenë palë në proces kur është marrë vendimi për bllokimin e përmbarimit.

Vijo leximin

Print

Energjia “fryhet” me lumenjtë – Prodhimi u dyfishua në tremujorin e dytë të vitit

Kushtet e favorshme hidrike kanë sjellë prodhim në rritje të energjisë elektrike edhe në tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, prodhimi i energjisë elektrike arriti në mbi 2700 GWh, gati dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mbi 40% e energjisë së prodhuar është eksportuar, çka shpjegon pjesërisht ecurinë pozitive në eksporteve në pjesën e parë të këtij viti. Prodhimi vendas i energjisë është i gjithi nga burimet ujore dhe dominohet nga hidrocentralet publikë në administrimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Vijo leximin

Print