• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor

Punimet te parku i lodrave të ligjshme, gjykata rrëzon sërish shoqërinë civile

Gjykata Administrative ka rrëzuar për të dytën herë kërkesën për pezullimin e punimeve për ndërtimin e parkut të lodrave te liqeni artificial. Kërkesa ishte depozituar nga gjykatë nga grupimi “Qytetarët për Parkun”, që kërkonte pezullimin e punimeve me argumentin se ato po kryhen në mënyrë të jashtëligjshme. Por gjyqtarja Nafije Haska vendosi rrëzimin e kërkesës pasi dëgjoi argumentat e paraqitura nga pjesëtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e bashkisë Tiranë. Kjo ishte kërkesa e dytë e rrëzuar nga gjykata me të njëjtin objekt. Më herët një tjetër padi ishte depozituar nga Sazan Guri dhe Arian Galdini.

Print

Nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje te liqeni

Nis prishja e ndërtimeve pa leje te Parku i Liqenit Artificial. Ashtu siç kishte premtuar edhe pak kohë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, se gjatë muajit prill do të niste prishja e ndërtimeve pa leje në liqen, ka nisur tashmë në terren aksioni i prishjes së të gjitha objekteve që nuk janë të legalizuar apo që nuk kanë aktin e pronësisë mbi to. “Siç premtuam, nisëm prishjet e mejhaneve te Liqeni – kush e do mjedisin, bujrum të japë një dorë këtu, jo te lodrat!”, shkroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Twitter duke i’u referuar pikërisht këtij aksioni.

Vijo leximin

Print

Reduktimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe industriale dhe roli i bashkëpunimit midis institucioneve publike

Në kuadër të iniciativës "Reduktimi i Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Industriale dhe roli i bashkëpunimit midis institucioneve publike", AIC Vlorë në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, organizoi një konsultim publik, me mbështetjen e OSBE-së, Prezenca në Shqipëri. Konsultimi publik u organizua në njësinë administrative të Orikumit në zonën e mbrojtur të Llogarasë. Përfaqësues nga Bashkia Vlorë, kryetarët e fshatrave të zonës, bizneset lokale, drejtorët e shkollave, policia e shtetit, baza detare e Pashalimanit, Drejtoria e zonave të mbrojtura dhe Brigada e Zjarrfikseve, diskutuan së bashku mënyrat më të mira dhe efikase për parandalimin e zjarreve dhe fatkeqsive të tjera natyrore në këtë zonë në prag të sezonit turistik.

Vijo leximin

Print

Mjedis i pastër – Jetë më e shëndetshme!

Në datë 15 Prill 2016, zyra e Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (dldp) në kuadër të programeve mbështetëse për Bashkinë Shijak organizoi një vizitë të Z. Cristoph Graf Ambasador i Zvicres në Shqipëri. Në takimin e hapur publik të organizuar në qendrën kulturore të qytetit për prezantimin e punës së bërë për strategjinë e zhvillimit të territorit, Z. Cristoph Graf dhe Kryetari i Bashkise Z. Ardian Kokomani diskutuan mbi nevojat dhe problematikat që bashkia e Shijakut ka në kuadër dhe të ndarjes së re administrative.

Vijo leximin

Print

Forumi i liqenit të Shkodrës, në Ditën e Tokës

Forumi shkodran i liqenit të Shkodrës, ka qënë pranë shkollës speciale 3 Dhjetori në ditën e tokës me një fond special për këtë shkollë për krijimin e një hapësire për ekspozimin e punimeve të riciklueshme në këtë shkollë. Nxënësit fillimisht kanë organizuar një aktivitet më kengë në kuadër të ditës së tokës, ndërkohë që përfaqësuesja e Forumit Liqeni i Shkodrës, Diana Bejko ka folur edhe për rëndësinë e kësaj inisiative. Në shtator 1969, në një konferencë në Siatëll, Uashington, Geilord Nelson, senator i SHBA, shpalli se në pranverën e vitit 1970 do të kishte demonstrata për ambientin në të gjithë vendin.

Vijo leximin

Print