• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor

Mbahet në Shkodër Forumi i Hapur Qytetar

Përfitimet dhe Shërbimet e Ekosistemeve Ligatinore ka qenë tema e forumit qytetar mbajtur në Shkodër më 1 Mars 2016. Ky forum mblodhi së bashku banorët e zonave Zogaj, Shirokë, Oblikë dhe Muriqan përfshirë këtu grupet e interesit që përfitojnë nga burimet natyrore të ekosistemit ligatinor Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna dhe Laguna e Vilunit. Forumi i hapur me bazë komunitare ishte i pari i këtij lloji për të evidentuar dhe prurë sa më afër informacionin që lidhet me shërbimet e ekosistemeve.

Vijo leximin

Print

"Liqeni i Shkodres 2016" nga Dhimitër Dhora

Tashmë është i arritshëm për lexuesit në versionin elektronik libri më i fundit i Prof. Dr. Dhimitër Dhora titulluar “Liqeni i Shkodrës 2016”. Autori prej dekadash merret me studimin e Liqenit të Shkodrës. Është autor i dy librave (2005, 2012), si dhe i botimeve të tjera shkencore, kryesisht me karakter faunistik, ekologjik, biogjeografik. Kohët e fundit studimet dhe botimet mbi Liqenin e Shkodrës janë përqendruar në njohjen e karakteristikave të tij, dhe për herë të parë të cilësive të ekosistemit, si stabilitetit, natyralitetit, fenomenit të eutrofikimit, si dhe problemeve të menaxhimit.

Vijo leximin

Print

Koka: Kryebashkiakët të investojnë në mjedis përtej një mandati

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shfrytëzuar konferencën “Rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve”, për t’i kërkuar kryebashkiakëve që investimet në mjedis t’i programojnë përtej një mandati. “Investimi në mjedis përtej 1 mandati. Menaxhimi i pyjeve dhe mbetjeve duhet të jetë në prioritetin e përditshmërisë së kryebashkiakëve”, është shprehur ministri i Mjedisit. Ligjet që bëjmë duhet të jenë të zbatueshme, u shpreh më tej ministri. I pranishëm në këtë konferencë ishte dhe zv.kryeministri Niko Peleshi, për të cilin z. Koka solli në vëmendje qytetin e Korçës, që është bërë një qytet model.

Print

Çfarë duhet bërë në Parkun e Liqenit Artificial

Prof. Dr. Liri Dinga*

Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës u krijua në vitin 1958, me një sipërfaqe prej 250 ha. Më pas, rreth Parkut u ndërtuan objekte, si Kopshti Zoologjik, Rruga e 1000 selvive, Varrezat e Dëshmorëve e Fidanishtja, të cilat e rritën sipërfaqen e tij në 440 ha. Parku i Madh i Liqenit Artificial është park urban. Park urban quhet: Një copë toke që përdoret për qëllime publike, me pak ose aspak ndërtime pranë qytetit, që përdoret për qëllime rikrijuese dhe zbukuruese;

Një shesh peizazhistik i qytetit;

Vijo leximin

Print

Qytetarët mbjellin pemë në protestë ndaj Bashkisë së Tiranës

Një grup aktivistësh organizuan sot një protestë të pazakontë në Tiranë, ku veprimtaria kryesore konsistoi në mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Tiranës, në shenjë sfide ndaj planeve të Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një kënd lojërash pranë Liqenit Artificial. Nën sloganin “Këndet Lagjeve, pemët parkut!” disa dhjetëra qytetarë të Tiranës dolën sot në një protestë të pazakontë ku aktiviteti kryesor qe mbjellja e fidanëve të rinj në një hapësirë të gjelbërt ku Bashkia e Tiranës ka planifikuar të ndërtojë një hapësirë prej 4 mijë metrash katrorë si kënd lojërash për fëmijët.

Vijo leximin

Print